Shqipëria

Shtetasit e Shqipërisë nga sot mund të udhëtojnë pa viza edhe në një vend jashtë BE-së

Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt Azerbajxhanit pa viza.

Qeveria miratoi sot marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Azerbajxhanit, për përjashtimin e ndërsjellë të kërkesës për vizë për mbajtësit e pasaportave të zakonshme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.