Integrimi
Shtetasit e Bosnjë e Hercegovinës, të integruar mirë në Zvicër
Një studim i realizuar me porosi nga Zyra Federale për Migracion (BFM) dhe Drejtoria për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DEZA) dhe i publikuar të enjten, konstaton se popullata me prejardhje nga Bosnjë e Hercegovina është e integruar mirë në Zvicër
Studimi i titulluar „Popullata e Bosnjë e Hercegovinës në Zvicër“ shpërfaq sfondin e historisë së migrimit, pastaj të gjendjes socioekonomike dhe të rrjeteve të këtij grupi migrantësh si dhe marrëdhëniet e tyre me vendin e prejardhjes.
Në Zvicër jetojnë rreth 35 mijë njerëz nga Bosnja dhe Hercegovina, numër që përbën afërsisht 2 për qind të numrit të përgjithshëm të të huajve në këtë vend. Shumica e tyre kanë Lejen e Përhershme të Qëndrimit (Vizën C). Marrë në tërësi mund të flitet për rreth 60 mijë persona që kanë prejardhje nga Bosnjëe e Hercegovina, thuhet në komunikatën e publikuar nga BFM dhe DEZA.
Studimi, bashkautor i të cilit është edhe drejtori i platfoprmës albinfo.ch, dr. Bashkim Iseni, nxjerr përfundime përgjithësisht pozitive për integrimin në Zvicër të popullatës nga Bosnja e Hercegovina. Në veçanti brezi i dytë është integruar mirë në jetën profesionale dhe në aspektin sociokulturor. Në të njëjtën kohë migrantët nga Bosnja dhe Hercegovina ndjehen edhe më tutje të lidhur me vendin e tyre të prejardhjes.
Nga migracioni i punës deri te refugjatët e luftës
Në vitet e gjashtëdhjeta dhe sërish në vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar, shumica e shtetasve të Bosnjë e Hercegovinës, që asokohe i kanë takuar ish-Jugosllavisë, kanë ardhur në Zvicër si fuqi punëtore. Pas shpërthimit të luftës në vitin 1992, nga Bosnja filluan të vinin kryesisht refugjatë. Sot, migrimi nga Bosnja dhe Hercegovina është i ulët, ndërkohë që përqindja e të lindurve në Zvicër (23% në vitin 2011) është më e lartë se ajo e mesatares së të huajve të tjerë, që është 20%.
Popullata me prejardhje nga Bosnja në Zvicër është heterogjene dhe pasqyron përbërjen etnike dhe religjioze në vendin e prejardhjes. Shumica e organizatave dhe shoqatave organizohen sipas përkatësisë së qytetarëve nga Bosnja, gjegjësisht si boshnjakë, kroatë apo serbë. Por ndërmjet tyre ka fare pak këmbime. Organizata në nivelin nacional të Bosnjë e Hercegovinës pothuaj nuk ka.
Që nga viti 2009 Zvicra ka partneritet me Bosnjën në sferën e migracionit. DEZA ashtu si dhe BFM e kanë mbështetur këtë studim në kuadrin e partneritetit të përmendur. Krahas një tablloje mbi popullatën e Bosnjë e Hercegovinës në Zvicër, studimi përmban edhe të dhëna lidhur me atë se sa angazhohet kjo popullatë për zhvillimet në vendin e prejardhjes. Studiumi konstaton se mbështetja dhe bashkëpunimi kufizohen kryesisht në suaza të familjeve ose në regjionin e prejardhjes. Kjo vjen veç tjerash si rezultat i sistemit kompleks politik dhe për shkakun se boshnjakët që jetojnë në Zvicër ndjehen përgjegjës dhe të lidhur para së gjithash me familjarët ose me fshatin e prejardhjes.
Studimi për të cilin bëhet fjalë hyn për nga përmbajtja në radhën e studimeve të realizuara deri më tash nga BFM-ja për Sri Lankën, Kosovën, Portugalinë, Turqinë, Eritrenë/Somalinë dhe Marokun/Tunizinë/Algjerinë.
Ai është realizuar nga Forumi Zviceran për Studime të Migracionit dhe Popullatës (SFM), me porosi të DEZA-s dhe BFM-së. Në bashkëpunim me SFM një ekip lokal hulumtuesish ka bërë në Bosnjë e Hercegovinë një studim plotësues mbi parakushtet e bashkëpunimit të popullatës me qëndrim në Zvicër dhe vendit të prejardhjes, rezultatet e të cilit kanë gjetur vend në kuadrin e studimit të përmendur. Autorët kanë ardhur veç tjerash në përfundimin se shkëmbimi i dijes dhe informatave duhet të përmirësohet nga të dyja anët, thuhet në fund të komunikatës.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Prodhuesit e birrës kanë pasur vështirësi në Zvicër gjatë vitit të kaluar, pjesërisht për shkak të...
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit