Bota

Shtetasi maqedonas me dhunë mundohet ta kthejë për vete të dashurën gjermane

Në momentin që e dashura e tij u largua, Azmir A. (37) u zemërua pa masë. Shtetasi nga Maqedonia u tërbua aq shumë sa tani gjendet në paraburgim. Që nga dita e marte, Azmiri gjendet para Gjykatës Themelore të Drezdenit në Gjermani.

Ish e dashura e tij, Zhaklina ka qëndruar tek të afërmit e saj në Gorbitz. Ky veprim aspak nuk i pëlqeu Azmirit, shkruan “Tag24”, përcjell Albinfo.ch. Sipas aktakuzës, ai e zuri atë para dere, ia vendosi pistoletën e mbushur në kokë dhe e urdhëroi Zhaklinën që t’i kthehej.

Të nesërmen, Azmiri e hapi dritaren e banesës, duke iu shkruar miqve të Zhaklinës mesazhe kërcënuese.

Në momentin që u përpoq të hyjë përmes derës dhe duke vënë armën në gjendje gatishmërie, të afërmit e Zhaklinës e alarmuan policinë.

Azmiri ka heshtur para Gjykatës. Një shoqe e Zhaklinës e ka akuzuar se shpeshherë e ka rrahur dhe përkrahje ka gjetur tek ajo. Ditëve në vijim pritet shqiptimi i vendimit.