Kosova

Shtetasi i Kosovës dënohet me burgim të përjetshëm në SHBA

Mirsad Kandiq, shtetas i Kosovës është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Federale e Qarkut në Brooklyn.

Sipas prokurorëve, Kandiqi ka pasur rol kyç në rekrutimin dhe dërgimin e parave tek ushtarët e ISIS-it, shkruan NYT dhe vitin e kaluar një gjykatë në Brooklyn e shpalli fajtor Kandiqin për konspiracion dhe përkrahje materiale për ISIS-in ndërkohë që dy ditë më vonë u dënua me burgim maksimal, përcjell albinfo.ch.

Tutje, Kandiq mbahet përgjegjës për rolin kyç në rekrutimin dhe dërgimin e parave tek ushtarët e ISIS-it.

Para se të jepej verdikti, Kandiqi u shpreh se “nuk është person i dhunshëm dhe s’e nuk e ka lënduar askënd”. “Kërkoj falje”, u shpreh ai, shkruan koha.net.

Më 2013, ai nisi punën me Shtetin Islamik, duke ndihmuar në avancimin e kampanjës së xhihadit. Për katër vjet, ai mori pjesë në të paktën një betejë dhe operoi nga Siria, Turqia dhe Bosnja, ai ka shpërndarë propagandë dhe ka kontrolluar rrjetin e llogarive pro-ISIS në Twitter.

Kandiqi, shtetas i Kosovës, nga Peja dhe banor me leje qëndrimi të përhershme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte një nga mijëra të radikalizuarit nga shumë shtete, që udhëtuan drejt Lindjes së Mesme për t’iu bashkuar grupit terrorist, përcjell albinfo.ch.