Mantelbardhët shqiptarë në Zvicër
Shtëpitë e pleqve, ende tabu për shqiptarët në Zvicër
Se çfarë ofrojnë sot shtëpitë e të moshuarve në Zvicër tregon në një bashkëbisedim me albinfo.ch udhëheqësi i një reparti në qendrën e të moshuarve `GAG` në Egerkingen, Gëzim Demiri
Në traditën shqiptare, pjesëtarët më të vjetër të familjes gjithmonë kanë pasur përkushtimin dhe përkujdesin e duhur nga anëtarët të tjerë më të rinj të familjes. Kjo përkujdesje po vazhdon të jetë prezente edhe në këtë kohë përkundër një zbehje vitet e fundit të cilën po e imponon dinamika e një jetë të ngarkuar me shumë obligime.
Ky ndryshim vjen si rezultat i shumë faktorëve ndër të cilët ritmi dhe dinamika e jetës, mungesa e kohës që po e pamundëson të qenit afër anëtarëve më të moshuar të familjes. Të sfiduar nga një trend i këtillë detyrohemi të mendojmë se si do t’ia dalim me këtë situatë. Alternativë për të përballur sfidat e ditëve tona janë edhe shtëpitë e pleqve apo ”Altersheim” siç quhen në Zvicër.
Për këtë dhe lidhur me atë se çfarë ofrojnë sot qendrat apo shtëpitë e të moshuarve në Zvicër na tregon në një bashkëbisedim me albinfo.ch udhëheqësi i njërit nga repartet në qendrën e të moshuarve `GAG` – Genossenschaft für Altersbetreuung und Pflege Gäu në Egerkingen, i riu shqiptar, Gëzim Demiri.
Mërgata jonë duhet t`i shohë shtëpitë e pleqve si një zgjidhje normale
Gjatë bisedës, 32-vjeçari bën thirrje që këto qendra të mos shihen si vende të personave të “pa rrugëdalje”, siç jemi mësuar t’i dëgjojmë në mesin e komunitetit shqiptar në Zvicër. Mbase shtëpitë e pleqve duhet parë edhe nga mërgata jonë si një alternativë për gjeneratat në moshë.
“Në shtëpitë për të moshuarit mund të përfitohet përkujdesje dhe kujdestari e përhershme gjë që do të ndikonte edhe si një ndihmesë në angazhimet e shumta për gjenerata e reja që përballen me shumë obligime”, thotë Demiri, i cili kishte migruar në Zvicër në vitin 2008.
Që rini ai ishte përcaktuar për profesionin human për çfarë dhe kishte mbaruar shkollën e mesme të mjekësisë në Prizren. Gjatë kohës sa jetonte në vendlindje ai kishe filluar ta ushtronte profesionin e infermierit, duke qenë praktikant në spitalin e Prizrenit. Përveç se në fushën e mjekësisë, Gëzimi në atë kohë kishte vendosur të studionte edhe në fushën e ekonomisë përkatësisht në lëmin e menaxhimit.
Nga praktikanti, në udhëheqes reparti
Pasi erdhi në Zvicër, ai bëri përpjekjet e para për tu integruar duke provuar kështu të bëhej pjesë e njërit nga profesionet që kishte nisur gjersa ishte në vendin e tij. Si fillim ai ishte angazhuar si praktikant në një shtëpi banimi për të moshuar, duke bërë kështu hapin e parë drejt fillimit të karrierës në këtë profesion. Ndërsa më pas edhe si teknik medicinal po ashtu edhe këtë herë në një qendër për të moshuar, punë e cila kishte zgjatur për tri vite. Përvoja që kishte fituar për vite të tera si dhe ndjekja e specializimeve në këtë lëm, kishin bërë që Gëzmit t’i besohej pozita e udhëheqësit të repartit në Qendrën e të moshuarave `GAG` Genossenschaft für Altersbetreuung und Pflege Gäu.
Puna dhe përkushtimi ishin faktorët që kishin ndikuar që ai sot të drejtojë njërin nga repartet e GAG.
“Të qenët person social, i afërt me banoret e qendrës së të moshuarave është një vlerë dhe ndjesi e mirë, kur u gjendesh pranë atyre që unë i konsideroj si pjesë e një familje të madhe” thotë Gëzim Demiri. Banimi në një qendër do të thotë të jetosh në kushte me përkujdesje maksimale si dhe te përfitosh shërbime si në aspektin shëndetësor por edhe në atë psiko-social. Përkushtimi për të ofruar shërbime në këto dy aspekte është motoja e qendrës “GAG”.
15 punonjëse shqiptare
“Përkushtimin e stafit në qendrën “Sunnepark 2”, ai e vlerëson tejet lartë. Në mesin e stafit profesional, shërbime në këtë qendër ofrohen edhe nga punonjëse shqiptare.
Gëzon fakti që në repartin që e udhëheq Gëzim Demiri, shërbime shëndetësore ofrojnë edhe 2 punonjëse shqiptare, ndërsa në të gjitha qendrat e të moshuarave GAG, ai tregon se deri më tani janë të punësuara rreth 15 punonjëse shqiptare.
Përkundër të mirave që sot ofrojnë qendrat e të moshuarve, ai thotë se kjo temë mbetet ende tabu në mesin e komunitetit tonë në Zvicër. Megjithatë ai nuk ngurron të bëjë thirrje që të kemi një qasje më objektive në raport me shtëpitë e të moshuarve.
Gëzimi tregon edhe për jetën brenda këtyre qendrave, duke shtuar se jeta në institucionet banuese për të moshuarit është e rregulluar deri në detajin e fundit, shërbimin dhe përkujdesjen në to e karakterizon një përkushtim maksimal i stafit të specializuar.
Sipas tij, vendosja në qendrat për të moshuar do të ishte një mundësi e mirë për gjitha ata që do të kenë nevoja për përkujdesje profesionale dhe shëndetësore duke u mundësuar të moshuarave një jetë pa brenga dhe një pleqëri të qetë.
Të tjera nga Mantelbardhët shqiptarë në Zvicër
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve