Shqipëria

Shtëpisë së emigrantit i vunë tritol, zbulohen detaje të reja

Ndërkohë, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale

Detaje të reja dalin në dritë nga shpërthimi me tritol që ndodhi në një banesë në Zejmen të Lezhës.

Siç njoftoi edhe policia shqiptare, shënjestra e sulmit ishte banesa në pronësi të shtetasit Albert Hasani, i cili aktualisht jeton si emigrant në Belgjikë.

Burime për ‘News24’ bënë të ditur se ka dyshime që shkak i ngjarjes mund të një konflikt pronësi, pasi banorët e zonës pretendojnë se ai nuk e ka ndërtuar shtëpinë në tokën e vet, përcjell albinfo.ch.

Policia shqiptare po vijon hetimet

Pavarësisht këtyre dyshimeve, policia shqiptare po vijon hetimet në disa pista, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë person të identifikuar për ngjarjen.

Ndërkohë, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Shpërthimi me tritol, ku lënda plasëse ishte vendosur në një cep të shtëpisë, shkaktoi panik tek fqinjët e banorët e fshatit Zejmen. Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.