Shkurt.ch

Shtëpia më e madhe me biskota në Teksas

Shtëpia është bërë në qytetin Brian me qëllim të mbledhjes së donacioneve për një spital lokal

Rekord botëror Gines ka shënuar një amerikan në Teksas, duke ndërtuar një shtëpi me biskota me mjaltë, transmetojnë mediat amerikane. Shtëpia ka 36 milionë kalori dhe që në javën e parë të hapjes së saj janë mbledhur rreth 150 mijë dollarë për bamirësi.

Shtëpia është bërë në qytetin Brian me qëllim të mbledhjes së donacioneve për një spital lokal. Për ndërtimin e mureve dhe kulmit janë përdorur 816 kg gjalpë, 7.200 vezë dhe 3266 kg miell dhe 1361 kilogram sheqer kafe. I tërë materiali ishte donacion i dhuruar, ndërtuesit lokalë dhe arkitektët ndihmuan në ndërtimin e shtëpisë së ëmbël.

Magjja prej 39201,8 metrash kub, sipas today.com, gjithashtu ka tejkaluar rekordin e mëparshëm Gines në ndërtimin e një shtëpie me ëmbëlsira në vitin 2006 në Minnesota