Sport
Shtatë arsyet që tregojnë sa i veçantë është Ronaldo
Ronaldo po synon të fitojë titullin e tretë të Ligës së Kampionëve rresht si dhe të ngrejë trofeun për herë të pestë në karrierë
Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, është kthyer dhe ka ndihmuar Real Madridin me dy gola për të fituar në ndeshjen e parë të sezonit në Ligën e Kampionëve, 3 me 1 ndaj Apoel Nicosias.
Portugezi po synon të fitojë titullin e tretë të Ligës së Kampionëve rresht si dhe të ngrejë trofeun për herë të pestë në karrierë.
“BBC” ka përmbledhur shtatë arsyet që tregojnë përse Ronaldo është futbollist dhe person i veçantë:
- Ronaldo është futbollisti i vetëm që ka shënuar më shumë se 100 gola në Ligën e Kampionëve. Gjithsej 107
- Ronaldo mund të zhunglojë me gjithçka. Madje edhe me një portokall.
- Që nga sezoni 2009/10 ka shënuar më shumë gola në Ligën e Kampionëve se sa ish-skuadra e tij Manchester Unitedi. Ronaldo 92 – United 89.
- Ronaldo ka hapur një muze të dedikuar për veten e tij.
- Askush s’ka shënuar gola me kokë sa Ronaldo. Ai mban rekordin me 18 gola me kokë në Ligën e Kampionëve.
- Ronaldo është i jashtëzakonshëm dhe ai e di këtë. “Jam se më i miri. Jo vetëm sivjet, por gjithmonë”, është fjali që përdor ai për të përshkruar veten.
- Portugezi ka fituar katër trofe të Ligës së Kampionëve.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026