Shkurt.ch

Shtab special për azilin

Shtabi i posaçëm do të thirret për të vepruar sipas nevojës, për tu përkujdesur mbi çështjet strategjike politike në lëmin e azilit

Qeveria e Zvicrës planifikon të themelojë një “Shtab special të azilit” dhe të përpunojë një koncept emergjent për këtë lëmë. Këtë synim e ka shprehur dje në një konferencë për medie, ministrja e drejtësisë Simonetta Sommaruga. Ajo është shprehur se ka për qëllim që përmes një instrumenti të tillë autoritetet të kenë mundësi të reagojnë më shpejtë në situata të jashtëzakonshme.

Zhvillimet e muajve të fundit në Afrikën e Jugut, kanë treguar se sa shpejtë mund të shkaktohen dyndje të mëdha të refugjatëve dhe migrantëve .

Shtabi i posaçëm do të thirret për të vepruar sipas nevojës, për tu përkujdesur lidhur me çështjet strategjike politike. Koncepti emergjent mendohet të ndihmojë në përballimin e ardhjeve të shtuara të azilkërkuesve, shkruan nzz.ch.

Gjendja aktuale në fushë të azilit nuk është alarmante kështu që shtabi i përmendur aktualisht nuk do të hynte në punë. Mirëpo, siç ka thënë ministrja Sommaruga, bazuar në gjendjen ende të tendosur në Afrikën e veriut, mund të parashihen edhe situata të të përshkallëzimit të ardhjes së refugjatëve nga ai regjion.

Një nga skenarët, me ç`rast do të aktivizohej shtabi i përmendur, është sipas ministres, ardhja në Zvicër e 200 deri në 700 refugjatëve nga regjkioni i krizës brenda javës.

Departamenti i drejtësisë dhe policisë ka kohë deri në muajin nëntor për të përgatitur konceptin rreth shtabit special të azilit.