Koronavirusi: çast pas çasti
Shqyrtohet mundësia që edhe fëmijët e moshës 5 -11 vjeç të vaksinohen
Kompania gjermane BioNTech do të kërkojë miratimin e vaksinës së saj kundër koronavirusit, e zhvilluar së bashku me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer, për përdorim te fëmijët e moshës nga 5 deri në 11 vjeç, deklaroi shefi i kompanisë, Ozlem Tureci.
“Në javët e ardhshme ne do t’i prezantojmë rezultatet e studimit tonë për fëmijët e moshës nga 5 deri në 11 vjeç tek autoritetet në gjithë botën dhe do të kërkojmë miratimin për këtë vaksinë për këto grupmosha, përfshirë këtu Evropën”, theksoi Tureci.
Ai tha se kompania, me qendër në Mainz, Gjermania Perëndimore, ka filluar të përgatisë prodhimin e vaksinës për fëmijët, e cila është e njëjta që përdoret për të rriturit, por që do të jepet në doza më të vogla, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
BioNTech aktualisht po vlerëson të dhënat për fëmijët më të vegjël, duke filluar nga gjashtë muajsh, me rezultatet që do të dorëzohen deri në fund të vitit.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’