Lajme
Shqyrtohet kërkesa për miratimin e dozës përforcuese të vaksinës Pfizer
Paneli këshillues i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) po mblidhet të premten për të shqyrtuar kërkesën e kompanisë Pfizer-BioNTech për të ofruar dozën e tretë përforcuese të vaksinës për COVID-19 për pacientët 16 vjeç e lart.
Në një takim të hapur njëditor, Komisioni Këshillues i Pavarur i Vaksinave dhe Produkteve Biologjike të lidhura me vaksinat ((VRBPAC)) do të debatojë nëse një dozë përforcuese është e sigurt për përdorim të gjerë dhe nëse është e nevojshme dhe efektive në përmirësimin e nivelit të mbrojtjes kundër COVID -19.
Në fillim të kësaj jave kompania Pfizer i dorëzoi të dhëna FDA-së që thonë se efikasiteti i vaksinës së saj bie me rreth gjashtë për qind çdo dy muaj pas dozës së dytë, duke e bërë një dozë përforcuese pas gjashtë muajsh të sigurt dhe efektive në rritjen e mbrojtjes kundër virusit që shkakton COVID-19.
Komisioni pritet të votojë të premten nëse doza përforcuese është e sigurt dhe madje edhe nëse ajo është e nevojshme. FDA nuk është e detyruar të ndjekë rekomandimet e panelit, por në përgjithësi ajo e bën një gjë të tillë. Javën e ardhshme, paneli këshillues i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) do të analizojë më në hollësi se kush duhet të marrë një dozë përforcuese dhe kur./VOA
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!