Integrimi
Shqiptaro-zvicerani kontrabandon familjen kosovare
Ngasësi i makinës së zënë me tre shtetas kosovarë në kufirin Austri-Gjermani, ishte shtetas zviceran me prejardhje kosovare

Policia Federale e Gjermanisë ka ndaluar në natën e të martës në autostradën A8 një zviceran, i cili kishte kaluar një familje kosovare për në territorin e Gjermanisë. Autoritetet supozojnë se fjala është për kontrabandim klasik, të bërë për para.
Policët e kanë ndaluar makinën me regjistrim zviceran në afërsi të Freilassingenit ku kanë gjetur tre të rritur dhe një fëmijë të vogël. Ngasës i makinës ka qenë shtetasi zviceran me prejardhje kosovare. Tre personat që i kshte me vete, të moshave 31, 24 dhe 2 vjeçare nuk posedonin dokumente të rregullta.
Policët federalë ndërkohë u njoftuan se kosovarët e ndaluar, kishin fituar më parë azilin në Hungari. Por, ata kanë deklaruar se kushtet si azilantë në Hungari i kishin aq të këqija sa që nuk kishin rrugëdalje tjetër përveç se të gjenin dikë që do t`i çonte në Gjermani. Ai u kishte kërkuar 2000 euro për të tre.
Pas përfundimit të masave policore familja është dërguar në qendrën e pranimit të azilkërkuesve në Munih. Ndërsa shoferi do te përgjigjet për trafikimin e qenieve njerëzore.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
“SRF” i kushton një artikull Egzona Ajetit si shofere autobusi Egzona Ajeti rrëfen jetën e saj të përditshme si shofere autobusi në Zvicër: Pasagjerët zviceranë më...
-
Takim kulturor në Waldkirch me poeten Blerina Rogova Gaxha
-
Kosovarja denoncon burrin për dhunë, dënohet vetë për raportim të rremë
-
Krimet e të huajve në Angli: Prijnë shqiptarët
-
Berisha me thirrje për diasporën: Mos fotografo votën
Jeta në Zvicër
-
Rënie e mprehtë e turistëve zviceranë në SHBA Bie numri i turistëve zviceranë në SHBA...
-
“SRF” i kushton një artikull Egzona Ajetit si shofere autobusi
-
Eurovision 2025: Shfaqja që do të tronditë skenën në Zvicër
-
Zvicra drejt rikthimit në “Erasmus Plus” por me një çmim trefish më të lartë
-
Zvicra shënon rënie të kërkesave për azil, por kantonet mbeten të mbingarkuara