Uncategorized
Shqiptarja zgjidhet pedagogia më e mirë në universitetin Italian
Erisa Ibrahimi është pedagoge dhe konsulente dizajni për firmat më të njohura italiane, si Dior dhe Gucci. Ajo gjithashtu është zgjedhur në universitetin italian si pedagogia më e mire, ërcjell albinfo.ch.
Sakaq, së fundmi, Erisa ka marrë dhe një nismë të veçantë lidhur me kulturën shqiptare, më konkretisht ruajtjen nëpërmjet digjitalizimit të veshjeve popullore tradicionale të vendit tonë.
Në një lidhje me Skype për “ABC”, ajo ka rrëfyer gjithçka, nga fillimet në Shqipëri, studimet në Itali dhe deri te puna aktuale.
“Unë besoj që Shqipëria ka qene gjithmonë shumë përpara për pjesën artizanale të veshjeve. Teknikat kanë qene shumë të veçanta, edhe pse shqiptaret nuk kanë qene shumë të dalë.
Duke parë teknikat si realizohen veshjet tona dhe duke parë gjithçka në mbarë botën, gjithmonë theksohet që ne kemi pasur teknika më ta avancuara. Ndaj mendoj që bindjet tona duhet të kenë më shumë zë.
Jam shumë e lumtur që kur ia tregoj të tjerëve, ata i pranojnë. Madje, edhe kur kam ndonjë nxënës shqiptar ia tregoi me shumë dëshirë”.
Më tej, Erisa u ndal dhe dasma e saj dhe festa që ka organizuar në sheshin e Venecias e veshur me veshje tradicionale shqiptare.
“Bashkëshorti është shqiptar dhe është shumë i lidhur. Ai ishte DJ në diskotekat italiane, ndërsa që kur më njohu mua është DJ në festat shqiptare. Atij iu bë shumë qejfi se unë e nxora në mes të Venecias. Ishte diçka shumë e veçantë për të gjithë”.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra