Kosova
Shoferja e parë shqiptare nga Kosova që u licencua në kategorinë D
Është bërë e ditur se Vjollca Sallova-Mjekiqi është shoferja e parë nga Kosova që është pajisur me licencën ndërkombëtare për vozitje të kategorisë D, transmeton albinfo.ch.
Duhet theksuar se Sallova-Mjekiqi ka studiuar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në Sociologji dhe është nënë e katër fëmijëve.
Thuhet se ajo thotë se dëshira për të vozitur automjete të kategorisë D, i lindi para katër vjetësh kur ishte për vizitë familjare në Gjermani, transmeton tutje albinfo.ch.
Shqiptarja nga Kosova ka thënë se atje pa shumë femra duke vozitur automjete të kategorisë D; kombibus dhe autobus.
Me t’u kthyer në Kosovë, ajo ka regjistruar kategorinë D dhe më pastaj ka marrë licencën ndërkombëtare nga Ministria e Infrastrukturës për këtë kategori. “Kur u kthyem në Kosovë, bashkëshorti ma bëri befasi për 8 mars regjistrimin për kategorinë D. Në momentet e para kur fillova me vozitje, ishte pak sfiduese, sepse kishte shumë kolona dhe njerëzit më shikonin sikur të ishte diçka e pazakontë. Tash vozitjen e automjeteve si minibusët dhe autobusët e ndiej pjesë të jetës time”, ka thënë Sallova-Mjekiqi.
Po ashtu, ajo ka treguar për ‘Epoken e re’ se në trafikun urban janë tri femra që vozisin. “Unë jam e vetmja që voziti me licencë ndërkombëtare, pra vozitje jashtë kufijve”, është shprehur Vjollca.
Sallova-Mjekiqi ka pohuar se ndihet e privilegjuar që ushtron profesionin e shoferes, dhe thotë se do të ishte e lumtur po të shihte më shumë femra në këtë profesion.
“Ndihem shumë mirë dhe e privilegjuar, sepse është diçka që jo çdokush mund ta bëjë. Pse mos ta provojnë një gjë të tillë edhe femrat e tjera. Unë mund t’ju them se kjo është mundësi të mirë. Pra pse mos të ecën edhe Kosova përpara si gjitha vendet e Evropës dhe botës me shofere femra”, ka theksuar Sallova-Mjekiqi.
Sallova-Mjekiqi ka thënë se tani udhëton tri herë në javë për në Shqipëri dhe se në të ardhmen pretendon që të ketë udhëtime edhe drejt destinacioneve evropiane.
“Me bie të vozisë tri herë në javë. Tiranë, Dhërmi, Durrës, Shëngjin. Udhëtimi më i gjatë më ka ra deri në nëntë orë që të vozisë. Kuptohet në kohën e pushimeve verore. Kryesisht kam udhëtuar deri në Shqipëri. Ëndërroj që të udhëtoj edhe për Evropë. Megjithëse udhëtimi jashtë Kosovës është pak i ndjeshëm pasi më duhet t’i lë fëmijët në shtëpi, mirëpo puna është punë”, ka thënë Sallova-Mjekiqi, duke shtuar se në të ardhmen planifikon që ta ketë një kompani të saj.
“Shumë kam dëshirë që ta kem një kompani timen, por kjo kërkon financa. Vozitjen e kam relaksim. Kur pasagjerët janë të mirë udhëtimi bëhet edhe më i shkurtër. Shumica e pasagjerëve më japin kurajo. Ka të atillë që më thonë: ‘shumë mirë që po shohim një femër duke vozitur’”, ka treguar ajo. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim