Lajme
Shqiptarja që kujdeset për trajtimin e këmbëve të futbollistëve të Borussia Dortmund
Lavdije Murati është pedikurja shqiptare, e cila edhe gjatë Euro 2024 u kujdes për trajtimin e këmbëve të futbollistëve të kombëtares së Italisë

Lavdije Murati është një trajtuese e këmbëve të lojtarëve te skuadra gjermane Borussia Dortmund, transmeton albinfo.ch.
Ajo gjatë zhvillimit të kampionatit Euro 2024 ishte trajtuese e këmbëve edhe për futbollistët italianë.
“Ishin të gjithë vërtet shumë të këndshëm. Më kanë lënë përshtypje shumë të mirë. Ishin të informuar për punën time. Nuk kisha nevojë t’u tregoja se kush jam dhe çfarë bëj”, thotë Lavdija. Ajo është nga Kosova, por jeton prej kohësh në Gjermani.
“Të gjithë lojtarët dhanë nga një autogram për vajzën time, Alarën”, tregon Lavdija, e cila për shumë vjet është e angazhuar te Dortmundi.
“Nuk e kam menduar se do të isha e përfshirë në Evropian, aq më tepër të trajtoja këmbët e lojtarëve të Italisë. Më ka kontaktuar një zyrtar i UEFA-s. Më pas më kontaktuan edhe nga Dortmundi dhe më thanë t’i lë punët në klub dhe të shkoj për t’i trajtuar këmbët e lojtarëve të Italisë”.
Kujtojmë se Italia e ka kaluar me sukses vetëm një pjesë të rrugës në Evropianin që u mbajt në Gjermani, duke u eliminuar pastaj nga Zvicra. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Polici aktor, Luani, ju garanton të qeshura, “derisa të vijë policia” Në vitet 1990, ai kishte ikur nga Kosova në Gjermani me prindërit e tij. Në “Luans...
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Fletëvotimet për diasporën shqiptare shpërndahen nga 15 prilli në Evropë dhe kontinentet e tjera
-
Hap dyert, shkolla shqipe në Grabs të kantonit të St. Gallenit
-
Aksidentohet autobusi me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ka pak opsione përballë tarifave të Trump-it Zvicra ka pak opsione për t’u përballur me tarifat e vendosura nga SHBA. Masat e ndërsjella...
-
Zvicër: Gjobitet burri pasi kërkoi para për telefonin e gjetur
-
Identiteti elektronik në Zvicër sërish në votim
-
Shumica e grave zvicerane nuk duan fëmijë
-
Thatësira në Zvicër