Integrimi
Shqiptarja nga Shkupi bën libër për Universitetin e Oxford-it
Një shqiptare nga Maqedonia ka botuar një libër për “Universitetin e Oxfordit”.
Përveç të tjerash 27-vjeçarja, Vigjilenca Abazi ka një CV të shkëlqyer në fushën akademike.
Ajo përveçse anëtare e “Emile Noel” në Fakultetin Juridik në Nju Jork është edhe asistente në Universitetin e Mastrihit. Shqiptarja ka qenë edhe këshilltare e Këshillit Evropian, si dhe pjesë e stafit që kanë shkruar direktivën për mbrojtjen e informatorëve të Bashkimit Evropian, shkruajnë mediat shqiptare në Maqedoni.
Ajo aktualisht është anëtare udhëheqëse e bordit të shumë revistave shkencore akademike, ka më shumë se njëzet botime shkencore duke përfshirë edhe një libër të botuar për Universitetin e Oxford-it, “Sekretet zyrtare dhe mbikëqyrjen në BE”, përcjell albinfo.ch.
Ky libër do të jetë një referencë për të gjithë ata që do të arsimohen në universitetet më të mira të botës.
Abazi ka qenë e ftuar të ligjërojë në Universitetin e Oksfordit, Harvard Law School, Universitetin e Kolumbias, NYU (Paris, Firence, Abu Dhabi). Ajo gjithashtu është ftuar të prezantojë kërkimet e saj në Parlamentin Evropian dhe Parlamentin Holandez.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












