Kosova
Shqiptarja nga Norvegjia kthehet në Kosovë për të zhvilluar biznes
Pas 25 vjetësh në Norvegji, kthehet në Kosovë për të jetuar dhe bërë biznes
Pa dyshim se Ardijana Rexhaj është një nga storijet e suksessit që pas 25 vjetësh në Norvegji, kthehet në Kosovë për të zhvilluar biznesin e saj, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se ajo është me prejardhje nga Istogu dhe tash e tre vjet udhëheq një biznes në Kosovë.
Në një rrëfim për rel, Ardijana tregon për motivet që e kthyen dhe planet për të vazhduar investimet në vendin ku u lind.
“Kam pasur qejf të bëj diçka për veten, ta sfidoj veten, por, gjithashtu, të krijoj diçka që mendoj se është e rëndësishme për Kosovën dhe diasporën. Ajo më ka shtyrë tani më shumë përpara” – kështu e nis rrëfimin e saj Ardijana Rexhaj, e cila është themeluese e platformës “Kerkoj.com”.
Nga zyra e saj jo larg qendrës së Prishtinës Ardijana udhëheq këtë platformë për shitje, blerje dhe dhënie me qira të pronave dhe gjërave të tjera.
Tash e tre vjet, ajo mundëson komunikim të përditshëm me klientë gjithandej Kosovës e më gjerë.
Për të realizuar këtë ide, 32-vjeçarja, me prejardhje nga Istogu, u zhvendos nga Norvegjia.
“Në fillim kur kam ardhur dhe kam kërkuar të bashkëpunoj me kompani të ndryshme, shumë kanë menduar se do të rri një vit dhe do të kthehem”, ka thënë ajo.
Ardijana ishte katër vjeçe kur familja e saj migroi në Norvegji.
Kujton se në vitet e para kishte shumë barriera, sidomos të gjuhës, por me kalimin e kohës u integrua. Në këtë shtet ajo kaloi 25 vjet të jetës së saj dhe në Oslo diplomoi në fushën e administrimit të biznesit.
“Gjatë studimeve kam punuar në qendër të thirrjeve, të telefonosh njerëz të ndryshëm. Kam pasur tri puna afër shkollës. Ka qenë shkollë private dhe kam paguar vetë”- ka treguar ajo. Kthimin në Kosovë nuk është se e ka menduar për kohë të gjatë.
Ajo thotë se ideja i ka lindur pas përpjekjeve të babait të saj për të blerë një pronë në vendlindje dhe vështirësive që ka hasur në gjetjen e informacioneve të nevojshme.
“Unë nuk është se i kam njohur shumë ligjet dhe si funksionon themelimi i një kompanie. Nuk e kam kuptuar dhe çfarë duhet të bësh kur ke punëtorë. Unë kam studiuar biznesin në Norvegji, por gjërat nuk funksionojnë njëjtë”, ka thënë Ardijana.
“Por, mirë më ka shkuar, kam pasur shumë njerëz të mirë rreth meje”, ka shtuar ajo. Ardijana thotë se ka kapur shpejt hapin dhe se është e kënaqur me ecurinë e platformës së saj.
Ajo ka të punësuar dhjetë punëtorë, me të cilët ndan orarin.
Rikthimin në Norvegji nuk e mendon, por hapjen edhe të një shërbimi tjetër- po. Në mendjen e saj është informimi i diasporës për procedurat e hapjes së një biznesi në Kosovë.
“Kur bën ‘search’ në Google, Kosova ende nuk ka informacione të mjaftueshme për hapjen e një biznesi. Janë faqet zyrtare, por shumica prej nesh që jetojnë jashtë, e kemi problem ta kuptojmë gjuhën shqipe… jashtë asaj të flasim dhe jo më të lexojmë. Nuk ka shumë informata anglisht”, është shprehur ajo. Ardijana është e bindur se Kosova ofron mundësi të të bërit biznes në fusha të ndryshme, si për diasporën, ashtu edhe për vendasit.
“Duke marrë parasysh se Kosova, për një kohë shumë të shkurtër, ka pasur shumë ndryshime… veç prej pandemisë sa shumë gjëra janë bërë online… e sheh se ne mund të adaptohemi”, i ka thënë Ardijana REL-it.
Sipas të dhënave zyrtare, janë mbi 850 mijë qytetarë të Kosovës që jetojnë jashtë vendit.
Numri më i madh i tyre është i përqendruar në Gjermani dhe Zvicër.
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind Çmimi mesatar i primeve të sigurimit shëndetësor është 378,70 franga në muaj. Për të rriturit, një...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel