Lajme
SHBA: Shqiptarja në mes 100 grave me të fuqishme në biznes
Sukseset, sfidat dhe jetën e shqiptarës që arriti majat më të larta të karrierës në SHBA, Rudina Seseri
Është bërë e ditur se shqiptarja Rudina Seserit i takon grave që kanë arritur sukses në fushën e biznesit në SHBA, përcjell albinfo.ch.
Ajo është themeluese dhe partnere menaxhuese e kompanisë “Glasswing” që ka investuar mbi 100 milion dollarë në biznese të shumta, me një fokus tek Inteligjenca Artificiale.
Revista “Entrepreneur” e radhiti zonjën Seseri në fund të vitit të kaluar, mes 100 grave me të fuqishme në biznes në Shtetet e Bashkuara. Në një bisedë për Zërin e Amerikës zonja Seseri foli për sukseset dhe sfidat e saj, për periudhën kur u përfshi në politikë në Shqipëri, por edhe për atë që e motivon, si edhe balancimin e karrierës me jetën personale, transmeton Voa.
“Në këtë pikë të karrierës, e vlerësoj, jam mirënjohëse, mos më keqkupto, por i vë më pak rëndësi titujve, vlerësimeve. Jam shumë më e lumtur nëse një kompani e imja arrin diçka nga portofoli i investimeve, ose nëqoftëse ata marrin një titull, nëse ata shkrihen me një kompani tjetër për të arritur diçka më të madhe, ajo për mua është më e prekshme sesa një titull në një revistë, një artikull”, tha Seseri.
Po ashtu, Seseri kishte krijuar një karrierë të suksesshme në botën e financave, para se të themelonte në vitin 2016, kompaninë e investimeve në sipërmarrje “Glasswing”, emri i së cilës vjen nga një lloj fluture me krahë të tejdukshëm si xhami.
“Në biznesin që jemi ne, japim kapitalin për dy ose tre themelues të kompanisë për secilën nga ato kompani, ku kanë një ide, shohin një mundësi në treg, kapitali i mundëson të arrijnë nga një ide për një biznes, në një biznes dhe nga një bizes në një kompani fituese ose të madhe në treg, ashtu si një flutur kalon fazat nga larva në flutur”, thotë ajo.
Kujtojmë se Rudina Seseri, erdhi në Shtetet e Bashkuara në moshën 16 vjeçare. Ajo studioi në universitetin Wellesley për ekonomi dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Më pas punoi në Wall Street. Pasi përfundoi një master në Harvard, punoi në kompaninë Microsoft, ku iu zhvillua pasioni për teknologji dhe më pas hyri në fushën e kapitalit për sipërmarrje.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?