Fun
Shqiptarja më e bukur e botës do të zgjidhet në Zvicër
Kanë aplikuar mbi 500 vajza nga Shqipëria, Kosova, Zvicra, Anglia etj. Për finale janë përzgjedhur 30 prej tyre
Më 25 nëntor do të zgjidhet vajza më e bukur shqiptare në botë. Spektakli i cili vjen nën organizimin e “Gecjan Grup” do të mbahet në “Rinora 4”, në diskotekën më të njohur shqiptare në Zvicër. Nga mbi 500 vajza konkurruese janë përzgjedhur 30 top finalistet që do të garojnë për titullin “Miss shqiptarja në botë”. Vlen te theksohet se 10 mije euro para të gatshme dhe dhurata në vlerë prej 12 mijë eurosh do të ndahen për vajzat që do të fitojnë ndonjërin nga çmimet që ndahen në natën finale.
Vajza nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga vendet ku jeton diaspora shqiptare i kanë hyrë një garë për të fituar kurorën e më të bukurës shqiptare në botë që do të mbartë titullin “Miss shqiptarja në botë”. Projektin i cili pretendohet të jetë më gjigandi i spektakleve të bukurisë, e sjell agjencioni njohur i modës “Gecjan Group”.
- Event me përmasa të mëdha
Spektakli do të mbahet më 25 nëntor në diskotekën më të njohur shqiptare “Rinora 4” në Zvicër. “Ky është bashkëpunimi ynë i dytë me diskotekën “Rinora 4” në Cyrih. Në bashkëpunimin e parë, falë edhe stafit të mrekullueshëm që ka kjo diskotekë ne arritëm një sukses të jashtëzakonshëm me sfilatën “Kuq e Zi” i e cila mblodhi shumë bashkatdhetarë për të parë parakalimin me veshjet tona kombëtare. Pas konsultimeve me stafin tonë, vendosëm që edhe ky event me përmasa kaq të mëdha të mbahet në këtë diskotekë”, thotë për albinfo.ch, producenti i këtij eventi, Ilir Geci.
Interesimi i jashtëzakonshëm i vajzave për këtë konkurs ka shtuar edhe interesimin e mediave në Kosovë dhe diasporë. Që nga hapja e konkursit deri më tash sipas z. Gecit kanë aplikuar mbi 500 vajza nga Shqipëria, Kosova, Zvicra, Italia, Amerika, Finlanda, Suedia, Sllovenia, Kroacia, Maqedonia, Gjermania, Austria, Greqia, Norvegjia, Suedia, Belgjika, Mali i Zi, Anglia e vende të tjera. Por vetëm 30 vajza janë zgjedhur për të shkuar në finale. “Ishte vendim i vështirë, por juria dhe publiku me votat e tyre besoj se kanë arritur që të përzgjedhin top 30 finalistët më të bukura që ka parë skena jonë deri më tani”.
- Zvicra është zgjedhur si «qendra e diasporës shqiptare»
E veçanta e këtij eventi përveç tjerash është edhe ndarja e shpërblimeve të shumta për fitueset e ndonjërit nga çmimet. Vlen te theksohet se 10 mije euro para të gatshme dhe dhurata në vlerë prej 12 mijë eurosh do të ndahen për vajzat që do të fitojnë ndonjërin nga çmimet që do të ndahen në natën finale: “Miss Shqiptarja në botë 2016”, Shoqëruesja e parë”, “Shoqëruesja e dytë”, “Miss Fotogjenia”, “Miss publiku”, “Miss Inteligjenca”, “Miss Eleganca” “Miss Buzëqeshja”, “Miss Interneti”, “Miss Miqësia”, “Miss Rinora 4”, “Miss Diamond”, “Miss Spirit of Drini”, dhe “ GfG Model”.
Të 30 vajzat do të fillojnë përgatitjet intensive për finalen që do të mbahet në Zvicër. “Konsiderojmë se Zvicra është qendra e diasporës shqiptare dhe në këtë mënyrë publiku shqiptar që jeton jashtë trevave shqiptare dhe vajzat garuese, sidomos ato nga vendet e Evropës ku jetojnë, do ta kenë më të lehtë të vijnë”, shprehet organizatori i shumë sfilatave dhe organizimeve të bukurisë. Geci thotë se janë në përgatitje të secilit detaj që i gjithë organizimi të dalë ashtu siç është planifikuar. “Jemi në përzgjedhjen e jurisë profesionale ku do të jenë njerëz të botës së modës dhe spektakleve jo vetëm shqiptarë por edhe të huaj”.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra