Lajme

Shqiptarja kapet me 20 mijë euro të padeklaruara në kufi

Bëhet e ditur se një 58-vjeçare është kapur me një shumë të konsiderueshme të parave në pikën kufitare të Kakavijës.

Vlen të theksohet se se gjatë kontrollit policia i ka gjetur shtetases L.F., banuese në Athinë, Greqi, 20 mijë euro të padeklaruara, para të cilat dyshohen se rrjedhin nga veprimtari kriminale.

Po ashtu policia bën me dije se shuma monetare është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë metarialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë në Gjirokastër.