Integrimi
Shqiptarja ka marrë detyrën si nënkryetare e Këshillit të Worcester-it
Donna Colorio do të jetë nënkryetare e Këshillit të Qytetit të Worcester-it.
Donna Colorio, gruaja shqiptare, e cila ishte kandidatja e dytë më e votuar në zgjedhjet lokale më 5 nëntor në SHBA, ka marrë detyrën si nënkryetare e Këshillit të qytetit të Worcester-it. Pak ditë më parë ajo bëri edhe betimin e saj për këtë post, shkruan albinfo.ch.
Donna Colorio më 7 janar filloi ditën e parë zyrtare në punë, pasi ajo mori votën e dytë më të lartë në garën e Bashkisë, andaj tani ka postin e nënkryetares së Bashkisë.
Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit në SHBA kandiduan pesë shqiptarë dhe të gjithë dolën fitues në zgjedhjet e mbajtura në SHBA.
Kandidatja shqiptare, Buta Biberaj, nga Bashkësia demokratike, mposhti republikanen Nicole Wittmann, me 53,684 vota ndaj Wittmann me 51,476.
Jetlir Kulla ka shkuar që fëmijë në SHBA dhe ka kandiduar për mandatin e tretë në Këshillin Bashkiak të qytetit Waterbury. Kulla ka fituar mandatin e tij të tretë për Këshillin Bashkiak të qytetit Waterbury, Ai shprehet krenar për këtë arritje dhe për përfaqësimin në këshill.
Nga ana tjetër, Donna Colorio do të jetë pjesë e Këshillit të Qytetit të Worcester-it.
Gjithashtu edhe Robert Gjonaj është shpallur fitues për Këshillin e Qytetit në Livonia, Michigan ndërsa Vedat Gashi do të përfaqësojë shqiptarët në Bordin e Legjislatorëve në Westchester, pra Gashi u bë ligjvënësi i parë shqiptar në prefekturën Uestçestër të Nju-Jorkut. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?