Gruaja

Shqiptarja i shpëton jetën austriakes së moshuar

Albina e sheh gruan që bërtiste, duke mbajtur njërën dorë në kokë. Ashtu si ishte, me papuçet në këmbë dhe me celularin në dorë, ajo vrapon drejt gruas. I shoqi, Luani, ende me shkumën e rrojës në fytyrë, vrapon pas saj...

„Tash nuk mund të them asgjë, dua vetëm të fle”, thotë gruaja 70 vjeçe Renate H. nga Eferding-u. Asaj i duhet të qëndrojë edhe disa ditë në spital, ku mjekët një ditë më parë i kanë nxjerrë nga koka një shufër metalike të trashë 7 milimetra.

Maja e shufrës i ka depërtuar në veshin e majtë, pasi që zonja Renate H. kishte humbur drejtpeshimin dhe ishte alivanosur deri sa po ngjitej shkallëve të banesës së saj. Ishte rrëzuar me kokë teposhtë mbi shufrën e mprehtë të metalit të parmakëve ndërsa shufra i kishte depërtuar disa centimetra thellë në veshin e majtë.

Albina dhe Luan Krndali, një çift i ri kosovar së bashku me dy fëmijët, jetojnë prej dy vitesh në shtëpinë përballë. Të mërkurën rreth orës 9.05 ata po donin të niseshin për të bërë pazaret, kur Albina 25 vjeçe kishte dëgjuar klithma nga dritaret e mbyllura të kuzhinës .
”Fillimisht mendova se po bërtiste fëmija i fqinjit por ndërkohë u bë e qartë se ishte thirrje për ndihmë”, thotë ajo. Duke shikuar nga dritarja,

Albina e sheh gruan që bërtiste, duke mbajtur njërën dorë në kokë. Ashtu si ishte, me papuçet në këmbë dhe me celularin në dorë ajo vrapon drejt gruas. Luani, ende me shkumën e rrojës në fytyrë, vrapon pas saj.

“Vetëm kur u afrova e pashë se ajo kishte një shufër metali në kokë, të cilën po provonte ta nxirrte”, thotë Albina. “Ajo po qante me të madhe, ndërsa unë e përkëdhelja duke i thënë të mos e prekte shufrën për të mos e ngacmuar edhe më keq plagën. Pastaj Albina ka alarmuar ndihmën e parë, zjarrfikësit dhe fqinjën e parë të zonjës së aksidentuar, shkruan Nachrichten.at. “Ajo, gjatë tërë kohës ka qenë me vetëdije të plotë, gjë që në njëfarë mase më qetësonte”, thotë shqiptarja e re.

Zjarrfikësit detyrohen t`ia presin shufre metalike për të cilën Renate ishte e lidhur me parmakët e shkallëve. Pastaj, me një copë metali në vesh atë e dërgojnë në spital. Pas operacionit që ka kaluar me sukses, ajo dëshiron vetëm qetësi.