Lajme

Shqiptarja fiton çmimin për astronomi “Michael D. Reynolds”

Shqiptarja Pranvera Hyseni, e cila është edhe drejtoreshë e “Astronomy Outreach of Kosovo”, së fundmi ka fituar një çmim të rëndësishëm nga një organizatë ndërkombëtare, transmeton albinfo.ch.

Pranvera ka shpërndarë në Facebook një fotografi teksa në duar mban çmimin “Michael D. Reynolds” nga Organizata Ndërkombëtare e Vëzhguesve Hënorë dhe Planetarë.

“Sot kam pranuar çmimin “Michael D. Reynolds” nga Organizata Ndërkombëtare e Vëzhguesve Hënorë dhe Planetarë, në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje për kontributin e dhënë në popullarizimin e shkencës së Astronomisë. Organizata në fjalë gjithashtu ka dhuruar një shumë të konsiderueshme financiare për të mbështetur ndërtimin e observatorit të parë në Kosovë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Thuhet se këtë çmim, Pranvera e mori në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje për kontributin e dhënë në popullarizimin e shkencës së Astronomisë. /Kultplus