Gruaja
Shqiptarja e re në mbrojtje të islamit radikal
Fitore Sinanaj sipas shtypit zviceran "konsiderohet të jetë" bashkëshortja e dytë e kryetarit të Këshillit Qendror Islam të Zvicrës (IZSR), Nicolas Blancho

Fitore Sinanaj, është një shqiptare e re, e përcaktuar për të jetuar si besimtare myslimane dhe në përputhje me besimin e saj edhe të vishet sipas traditës islamike. Ajo, siç shkruan blick.ch, mendohet të jetë edhe bashkëshortja e dytë e Nicolas Blancho, zviceranit të konvertuar në islam, kryetar i Këshillit Qendror Islam të Zvicrës ( IZSR), një organizatë kjo që në Zvicër identifikohet me islamin fundamentalist. Bashkëshorte e Blancos ose jo, Fitorja është shumë aktive në IZSR.
Ndërsa gazeta prestigjioze zvicerane Neue Zürcher Zeitung ka prezantuar qëndrimet e shqiptares në një intervistë në të cilën krahas Fitores përgjigjen edhe një besimtar mysliman me prejardhje nga Irani dhe një besimtare, me prejardhje turke.
Fitore Sinanaj në këtë intervistë, siç mund edhe të merret me mend, mbron me këmbëngulje qëndrimet e IZSR dhe i quan paragjykime të gjitha ato që shkruhen e deklarohen për këtë organizatë si përfaqësuese të fundamentalizmit islamik. Po ashtu ajo thotë se IZSR dhe kryetari i tij, Blancho, disa herë është distancuar nga veprimet dhe kërcënimet e IS-it, duke i cilësuar ato si të papranueshme.
“Është paturpësi që IZSR-së t`i përshkruhet simpatia për terrorin islamik. Është krejtësisht e gabueshme të besohet se je pro diçkaje, vetëm nga fakti se nuk distancohesh në mënyrë permanente nga ajo. Një i krishter zviceran sigurisht nuk detyrohet të arsyetohet për luftën amerikane të droneve”.
Ndërsa pyetjes se ku i sheh myslimanët e Zvicrës pas 20 vitesh, ajo i është përgjigjur: “Të shpresojmë se në atë kohë nuk do të ketë urrejtje dhe paragjykime ndaj myslimanëve. Besoj se pas 20 viteve myslimanët do të jenë pjesë e nënkuptueshme e Zvicrës, ashtu siç janë sot italianët”. Pikërisht ky pohim i saj i është vënë si titull artikullit të përmendur.
Ndërsa në shkrimin e gazetës Blick, Fitore Sinanaj paraqitet duke e prezantuar si shembull për myslimanët njërin nga ish krerët e Al Kaida-s, të vrarë në vitin 2011, Anwar al-Awlaki. Awlaki, sipas gazetës, ka mbështetur dhe financuar edhe celulën terroriste të vëllezërve Kouachi, të cilët në fillim të janarit kryen sulmin terrorist kundër redaksisë së revistës satirike Charlie Hebdo.
E-Diaspora
-
Takim kulturor në Waldkirch me poeten Blerina Rogova Gaxha Në kuadër të aktiviteteve kulturore dhe përkujtimore, Shoqata Kulturore Shqiptare “Mëmëdheu” nga St. Gallen, në bashkëpunim...
-
Kosovarja denoncon burrin për dhunë, dënohet vetë për raportim të rremë
-
Krimet e të huajve në Angli: Prijnë shqiptarët
-
Berisha me thirrje për diasporën: Mos fotografo votën
-
Mbrëmje përkujtimore dhe letrare, në shënim të Ditës së të Pagjeturve
Jeta në Zvicër
-
Zvicra drejt rikthimit në “Erasmus Plus” por me një çmim trefish më të lartë Nëse Zvicra do të bëhej sërish pjesë e programit arsimor të Bashkimit Evropian “Erasmus Plus” duke...
-
Zvicra shënon rënie të kërkesave për azil, por kantonet mbeten të mbingarkuara
-
Ambasada e SHBA në Bernë shet inventarin e tepërt
-
Bieli shpall të vlefshme nismën për pagë minimale
-
Çfarë mund të ndodhë nëse fëmijët e humbasin shkollën në Zvicër?