Fotolajmi
Shqiptarja e lindur në Zvicër përfaqëson Kosovën në “Miss Universe 2015”
Sonte në mbrëmje në Miami në Amerikë mbahet “Miss Univerese 2015”, e cila pritet të transmetohet në shumë televizione botërore. Shqiptarja e lindur në Zvicër, Artnesa Krasniqi do të përfaqësojë Kosovën në “Miss Univerese 2015”
88 bukuroshe nga gjithë bota kërkojnë sonte të stolisen me kurorën e më të bukurës së botës. Kosova këtë vit, përfaqësohet nga bukuroshja gjakovare, Artnesa Krasniqi. 22 vjeçarja Krasniqi është e lindur në Biel të Zvicrës, por prej disa vitesh ajo së bashku më prindërit e saj është kthyer për të jetuar në Kosovë.
Sonte përveç publikut të Kosovës, Artnesa do të ketë sado pak edhe përkrahjen e publikut dhe medieve zvicerane duke e konsideruar edhe atë si pjesë të sajën. Bukuroshja shqiptare që ka fituar shumë çmime në spektakle bukurie prej muajsh është duke qëndruar në Amerikë, ku pos përgatittjeve për finale, ka bërë edhe foto të shumta nga Fadil Berisha, i cili është edhe fotograf zyrtar i këtij spektakli.
“Jam person shumë kurreshtar, mundohem që diçka që e dua në jetën time, t’a arrij. Nuk dorëzohem, dhe mundohem të luftoj deri në fund që të arrij synimet e mia”, ka thënë Artnesa në prezantimin e saj që e ka bërë për spektaklin “Miss Univerese”.
Evenimenti i bukurisë i cili konsiderohet si më i madhi në botë, do të zhvillohet sonte nga ora 19, ndërsa sipas kohës evropiane rreth orës 02-03 pas mesnatës. Ndërkohë, Shqipëria këtë vit do të përfaqësohet nga Zhaneta Byberi. Bukuroshet shqiptare kanë bërë thirrje që të përcjellin këtë spektakël dhe të mbështesin pjesëmarrjen e tyre. Sipas mediave të huaja Artnesa llogaritet të jetë pjesë e 10-të finalisteve të këtij spektakli.
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë moti do të mbajë në Zvicër gjatë Pashkëve? Me shumë diell dhe temperatura të buta, Zvicra po shfaq anën e saj pranverore – por...
-
Zvicra shënon rritje të popullsisë përkundër rënies së imigrimit dhe lindshmërisë
-
Rënie e lindjeve të shumëfishta pas IVF në Zvicër
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët