E-Diaspora
Shqiptarja 9 vjeçe imiton me sukses kampionen botërore në gjimnastikë
"Këtë mund ta bëj edhe unë", ka thënë 9-vjeçarja Emily dhe e ka pranuar sfidën. Ajo ka filluar ta bëjë këtë ushtrim të Hënën e Pashkëve. Rreth 40 përpjekje brenda dy orëve i janë dashur asaj për ta zotëruar këtë kryevepër të gjimnastikës
Vogëlushja shqiptare nga qyteti Wil i Kantonit St.Gallen, Emily Munishi është një nga talentet më të mëdha të Zvicrës në gjimnastikë. Vetëm nëntë vjeçe ajo është gjithashtu pjesë e skuadrës kombëtare të gjiumnastikës, shkruan 20minuten.ch.
“Edhe në këto kushte të vështira në krizën e koronavirusit, Emily stërvit disa orë në ditë në shtëpi”, thotë babai i saj Franklin Munishi, transmeton albinfo.ch. Një nga modelet që ajo ka për idhull është kampionja olimpike dhe botërore, 23-vjeçarja Simone Biles.
Gjatë festës së Pashkëve, gjimnastja amerikane ka postuar një video në Instagram ku tregon se si ajo heq pantallonat për stërvitje dhe gjithë këtë e bën duke qëndruar në njërën dorë.
“Këtë mund ta bëj edhe unë”, ka thënë 9-vjeçarja Emily dhe e ka pranuar sfidën. Ajo ka filluar ta bëjë këtë ushtrim të Hënën e Pashkëve, përcjell albinfo.ch. Rreth 40 përpjekje brenda dy orëve i janë dashur asaj për ta zotëruar këtë kryevepër të gjimnastikës.
“Një arritje e shkëlqyer e vajzës sime”, thotë me krenari babai i saj. Pastaj ai ka regjistruar një video dhe e ka ndarë atë në kanalin e tij në Instagram.
Kampionia Giulia Steingruber e ka uruar atë personalisht
9-vjeçajai do të dëshironte të ndiqte gjurmët e gjimnastes së njohur zvicerane, Giulia Steingruber. “Kur Steingruber mori videon, ajo personalisht e uroi Emily”, thotë babai, Franklini.
Ashtu si 26-vjeçarja e njohur, edhe Emily do të dëshironte të merrte pjesë në Lojërat Olimpike, transmeton albinfo.ch. Nëntë vjeçarja stërvitet nga Marianne dhe Aurelia Steinemann. Kjo gjithashtu e lidh atë me gjimnasten e shquar, Steingruber.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












