Fotolajmi
Shqiptari ua përplas të huajve gazetën që shkruan për “ortekun” kosovar
Në tavolinën përballë tij disa të huaj po bisedonin për ikjen e shqiptarëve… dhe në tavolinë kishin vënë gazetën ku shkruante: “Një ortek azilantësh nga Kosova

Një shqiptar nga Kosova, një biznesmen 38-vjeçar, S.Salihu, pronar i disa restoranteve në Gjermani, kishte dalë të dielën për të pirë një kafe në një restorant në periferi.
Në tavolinën përballë tij disa të huaj po bisedonin për ikjen e shqiptarëve… dhe në tavolinë kishin vënë gazetën ku shkruante: “Një ortek azilantësh nga Kosova”.
S.Salihu, i mllefosur, ngritet, ua merr gazetën nga tavolina dhe del pa e pirë kafenë.
Të huajt nuk reagojnë fare, avulli i kafesë së papirë u shpjegon atyre se gjeni shqiptar talljen s’e duron as në këtë gjendje varfërie, komenton gazeta gjermanofolëse.
Kur e pyetëm pse e bëri këtë gjest, u përgjigj: “Nuk mendova asgjë, jam thjesht i mërzitur dhe i mllefosur”. S.Salihu, ka bërë shumë për popullin e tij, me shpresën që të mos binim në këtë agoni, të mos bëheshim tema e botës, por ja që vendi na dëshpëroi në pafundësi…
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë moti do të mbajë në Zvicër gjatë Pashkëve? Me shumë diell dhe temperatura të buta, Zvicra po shfaq anën e saj pranverore – por...
-
Zvicra shënon rritje të popullsisë përkundër rënies së imigrimit dhe lindshmërisë
-
Rënie e lindjeve të shumëfishta pas IVF në Zvicër
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët