Kosova

Shqiptari, trajner i suksesshëm volejbolli dhe drejtor sportiv i klubit “Volley Schonenwerd” në Zvicër

Shqiptari që bëri ekipin kampion, tregon arritjet e tij si trajner

Bujar Dervishaj është shqiptar shumë i suksesshëm si trajner volejbolli në Zvicër, po ashtu edhe drejtor sportiv i klubit “Volley Schonenwerd”, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se ai e ka marrë ekipin e volejbollit të tij që nga zero dhe me punën e tij e ktheu në kampion në Zvicër.

Bujari ka treguar si u bë trajner nga një volejbollist i thjeshtë, i cili sot numëron shumë suksese.

“Fakti që situata politike u ndërlikua shumë në vitet ’90, aty nuk kishte më ç’të bëja sidomos në aspektin sportiv. Edhe menaxheri im vendosi të largohem nga ish-Jugosllavia dhe të largohem afër Stuttgartit dhe aty fillova me një ekip si lojtar. Pastaj aty eca shpejt, fillova të ecja në botën e trajnerit dhe kryetari i ekipit e zëvendësoi trajnerin dhe më pyeti mua nëse dëshiroja. Por unë isha lojtar, jo trajner dhe ashtu filloi dhe karriera ime e trajnerit.

Unë aktualisht udhëheq Qendrën nacionale të volejbollit në Zvicër. Ndërsa kur e mora ekipin në fillim, që tani është kampion i Zvicrës, ishte një ekip shumë i vogël dhe nuk kishte ndonjë eksperiencë në lojërat europiane”, u shpreh ai për abc.