Uncategorized

Shqiptari shiste kokainë përballë gjykatës

34 vjeçarit shqiptar ju gjetën 85 doza kokainë, ndërsa shokut të tij gjerman ju sekuestruan 25.000 euro dhe kokainë në apartamentin e tij

Një ngjarje jo shumë e zakonshme ka ndodhur në Gjermani. Dy të rinj kishin vendosur që të shitnin kokainë në një lokal përballë gjykatës, shkruan e përditshmja gjermane ‘Bild’.

 

Në lokalin “Cafe Connection” direkt përballë Gjykatës në qytetin Fernrode ata kishin vendosur të merrnin me këtë veprimtari ilegale, përcjell albinfo.ch.

 

Të enjten dyshja e akuzuar, shqiptari Andi M. (34-vjeçar) dhe ndihmësmjeku i papunësuar, Martin P. (30-vjeçar) qëndronin përballë trupit gjykues.

 

34 vjeçarit shqiptar ju gjetën 85 doza kokainë, ndërsa shokut të tij gjerman ju sekuestruan 25.000 euro dhe kokainë në apartamentin e tij.

 

Gjyqi vendosi një vjet heqje lirie për të dy të dënuarit.