Lifestyle

Shqiptari që synon tregun latin

Kevin Edmond është shqiptari, i cili po synon tregun muzikor latin.

Këngëtari, i cili jeton në Suedi, ka sjellë së fundmi projektin e tij muzikor me titull “Sube”, me të cilin edhe po tenton depërtimin e tij në këtë treg.

Babai i tij ka prejardhje latino-amerikan, derisa nëna e tij është nga Kosova. 

“Nëna ime është nga Ferizaj, jetoj në Suedi tash me familjen time, kam edhe gjyshin tim këtu, edhe kjo pak a shumë është edhe historia ime”, ka thënë ai për emisionin Exspress. 

Kevin thotë se ajo çfarë ka dashur me këtë këngë është që t’i bëjë njerëzit të kërcejnë.