Fun

Shqiptari i ri që këndon “Jodeln” zvicerane dhe “Hajredin Pashën”

Një befasi e këndshme për moderatorin ishte shqiptari i ri i cili këndonte "Jodel" (këngë folklorike baritore zvicerane). Ai ka dalë këngëtari më i mirë në këtë "garë", sipas autorit

Por, një befasi e këndshme për moderatorin ishte shqiptari i ri i cili këndonte “Jodel” (këngë folklorike baritore zvicerane, diçka e krahasueshme me këngë maje krahu ose këngë me guisht në fyt, nga tradita baritore shqiptare). Ai ka dalë këngëtari më i mirë në këtë “garë”, sipas autorit, shkruan albinfo.ch Pasi që këndimi i një shqiptari në dialektin zviceran paraqet një “fenomen” të rrallë, autori edhe gjithë videon e ka emërtuar “Shqiptari që këndon jodel”.

Se ai është me të vërtetë një këngëtar i mirë dhe njëkohësisht shqiptar dhe zviceran shembullor, e dëshmon në fund të videos, kur e këndon këngën e njohur folklorike shqiptare “Hajredin Pasha”. Rasti i tij, nëse mund të thuhet kështu, i përmbush kriteret për të qenë “shembull i integrimit me vlera” në Zvicër.

Për më tepër shikojeni videon: