Lajme
Shqiptari që dyshohet se vrau një ukrainas në Itali, kërkohet në Zvicër
Në kërkim urgjent është shpallur 40-vjeçari shqiptar me histori të gjatë të veprave penale të drogës, grabitjeve dhe tentativës për vrasje. Burri thuhet se ka vrarë një 46-vjeçar ukrainas pa adresë fikse në qytetin verior italian të Saronnos të dielën.
Policia italiane tani beson se vrasësi ka kaluar kufirin për në Zvicër menjëherë pas krimit, para se të identifikohej, raportojnë mediet zvicerane transmeton albinfo.ch.
Autoritetet hetimore italiane janë të sigurta se autori dhe viktima nuk njiheshin me njëri-tjetrin. Hetuesit supozojnë se një debat i parëndësishëm e ka shtyrë shqiptarin e dhunshëm të nxjerrë armën që mbante dhe të vriste viktimën me dy të shtëna në gjoks.
A është ai në Ticino?
Vrasësi u identifikua duke përdorur kamerat e një sistemi të mbikqyrjes me video, me ndihmën e pamjeve të mëtejshme të kamerave të mbikqyrjes, karabinierët tani po përpiqen të rindërtojnë rrugën e tij të arratisjes. Siç raporton “Tio Online”, 40-vjeçari ka gjasa të jetë në kantonin Ticino në atë kohë. Siç raporton portali italian “Malpensa”, edhe shqiptari konsiderohet i pastrehë, përcjell albinfo.ch. Thuhet se një pjesë të kohës ai ka jetuar në një ndërtesë të braktisur dhe të rrënuar në Cairate.
Ai e përdori vendin si “strehë”. Megjithatë, kur policia kontrolloi ndërtesën të hënën, burri nuk ishte më aty.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës