Shqipëria
Shqiptari niset nga Londra për në Tiranë me automjet të ushtrisë ruse
Shqiptari Gent Jakupi i cili jeton tash e 20 vjet në kryeqytetin britanik Londër ka vendosur që të bëjë diçka të veçantë.
Ai është kthyer në Shqipëri, jo siç kishte bërë zakonisht, por në një mënyrë krejt unike.
Jakupi ka blerë një automjet ZIL të ushtrisë ruse pasi thotë se ka pasur nostalgji për mjetet e kohës së komunizmit, përcjell albinfo.ch.
Së bashku me menaxherin e kompanisë së tij ku punon, Rob Gerrish, Jakupi e riparoi makinën dhe po udhëtojnë bashkë për rreth 2600 km, shkruajnë mediat në Shqipëri.
Gjatë rrugës ata janë ndaluar nga shumë njerëz që ishin kureshtarë për ti parë, ndërsa ndodhet ende në rrugëtim, ku pritet të mbërrijë në Tiranë brenda pak ditësh, ai ka fotografuar mjetin e vjetër në çdo vend ku ka kaluar.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?