Uncategorized
Shqiptari nga Zvicra, bëhet i pari që e blen të drejtën për fjalën “covfefe” të Trump-it!
Ai, në bazë të kësaj të drejte është i autorizuar për të përfituar nga përdorimi i saj dhe ndërkohë ka hapur edhe faqen e internetit (covfefe-swiss.com)
Askush nuk e di me tamam se çfarë do të thotë shprehja “covfefe”. Me gjasë as vet “zbuluesi” i tij, presidenti amerikan Donald Trump nuk nënkupton diçka konkrete me këtë fjalë që doli nga një tweeter i tij pas fitores së zgjedhjeve dhe mori dhenë. Aty pak a shumë thotë: “Përkundër raportimeve vazhdimisht negative të shtypit. covfefe”. Ai e kishte shkruar këtë fjalë në fund të fjalisë në tweeter dhe e gjithë bota mediale pastaj është marrë, herë seriozisht e herë me humor, me shpjegimin e kësaj fjale misterioze.
Por, cilido që të jetë kuptimi ose moskuptimi i kësaj fjale, shqiptari nga Tetova, Tim Saciri (Shpëtim Shaqiri) me qëndrim në Kantonin Valis, është njeriu i parë e ka blerë të drejtën për këtë fjalë. Ai, në bazë të kësaj të drejte është i autorizuar për të përfituar nga përdorimi i saj dhe ndërkohë ka hapur edhe faqen e internetit (covfefe-swiss.com) shkruajnë gazetat “NZZ” dhe “Le Matin”.
Tim Saciri (Shpëtim Shaqiri), 36 vjeçar, me 900 franga i ka blerë të drejtat e tregut për gjithë botën për famozen “Covfefe” dhe këtë të drejtë e ka regjistruar në Institutin Federal për pronësi intelektuale (IGE), transmeton albinfo.ch.
“Unë e di fare mirë se sa e vështirë është të bësh të njohur një produkt në përmasa botërore. Fundja, unë do të isha i marrë sikur ta lija një markë kaq të njohur të më ikte nga duart”, përcjell albinfo.ch. Dhe, praktikisht secili person dhe secila firmë që e përdor shprehjen “Covfefe” mund të përballet me faturën e dërguar nga Saciri. Pra: duhet të paguajë!
Për Shpëtim Shaqirin, albinfo.ch ka shkruar edhe më parë. Ai njihet në Zvicër për zbulimin dhe futjen në treg të një mjeti, lloj proteze që u vihet në gojë qenve agresivë, duke u pamundësuar atyre kafshimin me pasoja për njerëzit.
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik