Kosova
Shqiptari nga Kosova lë SHBA-në, kthehet dhe investon në Shqipëri
Ai ka mbjellë 100 hektarë tokë me arrën më të kërkuar në botë
Një histori frymëzuese po cilësohet në mediat në Shqipëri ajo e Hysni Sylës, 64-vjeçarit që pas 30 vjetësh në Amerikë vendosi të investojë në Lezhë, ku ka mbjellë 100 hektarë me arra. Ai thotë se pavarësisht se është nga Kosova, në Fang të Lezhës e gjen veten si në familje dhe ka vendosur që pleqërinë ta kalojë aty.
Një sipërfaqe e madhe toke, të cilën e kishin mbuluar ferrat në zonën e quajtur Fang mes kufirit ndarës të Lezhës dhe Vaut Dejës u punua për herë të parë në vitin 2014-të. Hysni Syla, një shqiptar i Kosovës, pas 30 vjetëve punë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosi të investojnë miliona USD në Shqipëri.
64-vjeçari ka mbjellë 100 hektarë tokë me arra që së shpejti do të japin prodhimin. Bëhet fjalë për 30 mijë rrënjë arra “cangler” e cila aktualisht është më e kërkuara në botë, një investim që ka kapur vlerën e 2.5 mln dollarëve. Ky investim pritet t’i marrë frytet e para pas 4 vitesh kur dhe pritet të dalë prodhimi në treg.
“Në SHBA jam prej 30 vjetësh. Kam qenë i përndjekur politikisht në Kosovë dhe fati e deshi që të shkoj në Amerikë dhe të marrë shtetësinë amerikane. Një shoku im e kishte marrë këtë tokë për 99 vjet. E vendosëm, më pëlqeu dhe vendosëm që të bëjmë diçka të mirë dhe për zonën dhe për ne nëse del fitim. Për momentin 100 hektarë”, tha shqiptaro-amerikani, Hysni Syla.
Mbjellja e plantacioneve me arra në këtë tokë të pashfrytëzuar asnjëherë ka qenë shumë e vështirë.
“Kemi hequr shumë për ta punuar. Ka qenë e vështirë. Toka e papunuar asnjëherë më parë. Lagështira e dimrit dhe thatësira e verës. Morëm plehun e bagëtive dhe kemi hapur dhe një rezervuar për ujitje. Shpenzime të mëdha kolosale, por shpresoj të dalë në prodhim. Arra është kaliforniane dhe po bashkëpunojmë me specialistë turq për ta nxjerrë në prodhim”, tha ai.
Agronomët e ardhur nga Kosova po kryejnë shartimin e fidanëve.
“Kjo ka qenë tokë djerr ka dashur investim i madh është dashur të bëhet liqeni, gjatë dimrit denrazhimi. Investimi është i madh ka investuar shumë në fidanë dhe s’kanë dalë ato që ka prit. Ndaj sot po bëhet shartimi i fidanëve. Unë besoj të kushteve klimatike dhe nuk ka probleme me ngricat unë besoj do të ketë sukses, edhe investimet. Investimeve të tilla janë largpamëse ka vend mirëpo klima politike disfavorshme”, tregojnë ekspertët.
Investitori Hysni Syla thotë se në këtë vend ka gjetur një mjedis të ngrohtë dhe mirëkuptimin e banorëve, por aspak mbështetjen e shtetit shqiptar.
“Fatkeqësisht s’kemi pasur asnjë mbështetje nga shteti. Në Kosovë do kishte pasur mbështetje. Më pëlqen zona, i dua këta njerëz me shpirt. Nuk i kanë harruar traditat e vjetër. Janë mikpritës”, tha shqiptaro-amerikani Hysni Syla, përcjell albinfo.ch.
Teksa ka vendosur ta kalojë pleqërinë në Shqipëri, Hysni Syla ka dhe një mesazh për të rinjtë që po braktisin vendin.
“Pleqërinë do ta kaloj këtu. Për të rinjtë më vjen keq që nuk e gjejnë veten, por të kenë durim”, tha Syla.
VIDEO:
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025? Lajmi i mirë është se ekonomia e Zvicrës do të mbetet e qëndrueshme në përgjithësi –...
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit
-
Fishekzjarret zvicerane lëshojnë deri në 400 tonë grimca