Kosova
Shqiptari nga Kosova, i katërti në Kampionatin Evropian të Garave Malore
Shqiptari nga Kosova, Valdet Kaçandolli, ka dalë i katërti në Kampionatin Evropian të Garave Malore (EHC). Për këtë ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila ka thënë se kjo është një tjetër arritje e Valdetit.
“Pas sukseseve të njëpasnjëshme dhe shpalljen kampion në kampionatin e Evropës Qendrore(CEZ), kjo është edhe një arritje tjetër e tij”, ka shkruar MKRS në një postim në Facebook, transmeton albinfo.ch.
“Deri më tani, Valdet Kaçandolli është i vetmi garues nga Kosova që ka marrë pjesë në të gjitha garat e kampionatit. Duke filluar nga Austria, Spanja, Portugalia, Çekia, Gjermania dhe së fundmi, Italia, garuesi ynë nuk ka reshtur të japë më të mirën në mesin e konkurrencës më të fuqishme evropiane. Sfidat e ardhshme për të do të jenë në Poloni, Zvicër, Slloveni e Kroaci”, thuhet tutje në njoftimin e ministrisë.
Pjesëmarrja e garuesit Valdet Kaçandolli në gara ndërkombëtare është lehtësuar përmes mbështetjes nga Ministria e Sportit, fondi i Mobilitetit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











