Lajme
Italia: Shqiptari hyn për të vjedhur një banesë, pronari e arreston në flagrancë
Një shqiptar që udhëtonte nga provinca e afërt e Reggio Emilia ku jeton, u arrestua nga karabinierët në Sassuolo, pasi pronari i shtëpisë që po tentonte të vidhte e kapi vetë në befasi dhe e “prangosi”, përcjell albinfo.ch.
Gjithçka ndodhi në fundjavë, kur policia mori një telefonatë në numrin 112 nga pronari i banesës.
Mediat italiane raportuan dje (24 shtator), se i ndaluari është një 37-vjeçar dhe për të vjedhur përdorte çelësa fals, ose u priste bravat me pajisje.
Por këtë herë i shkoi keq “gjuetia” në zonën e njohur si “lagja e qeramikës”, pasi pronari i shtëpisë ishte brenda dhe telefonoi policinë.
I dyshuari nuk bëri rezistencë ndaj pronarit dhe nuk u largua derisa erdhën karabinierët që e prangosën.
Ditën e djeshme, Gjykata e Modenës ligjëroi ndalimin për ta mbajtur në paraburgim shqiptarin dhe nënshtruar hetimeve të mëtejshme.
E-Diaspora
-
Doli numri më i ri i magazinës Albinfo.at: Shqiptarët në politikën austriake Në prag të zgjedhjeve nacionale të Austrisë të cilat do të mbahen këtë të diele, më...
-
Libri “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, tashmë në duart e nxënësve në diasporë
-
Kurti do të mbajë ligjëratë në Universitetin Yale
-
Shqipëria ofron tekste falas për nxënësit e Nürnbergut
-
Gzim Rama zgjidhet në ekzekutivin e Komunës Moudon
Jeta në Zvicër
-
Pse ekspertët janë të shqetësuar për tregun e pronave të Cyrihut? Rreziku i një flluskë të pasurive të paluajtshme mbetet i lartë në Cyrih, me qytetin zviceran...
-
Studim: Shumica e zviceranëve janë kundër mbledhjeve të nënshkrimeve me pagesë
-
Njerëzit në Zvicër, më të pasur dhe me më së shumti borxh
-
Gjeneva voton për t`i dhënë imunitet policisë në kryerjen e detyrave gjatë ndjekjes penale
-
Të enjten njoftohet rritja e çmimeve të sigurimit shëndetësor