Integrimi
Shqiptari mbyt me thikë bashkëkombësen e tij në mes të fshatit
Vrasësi dhe viktima duhet të jenë njohur në mes vete, thotë policia, e cila nuk ka ende të dhëna për natyrën e lidhes në mes tyre
Sot në orët e paradites është plagosur për vdekje në mes të fshatit Fisslisbach një shqiptare e moshës 26 vjeçare. Vrasësi i dyshuar është një shqiptar i moshës 35 vjeçare. Mediet zvicerane njoftojnë se qytetarët në Fisslibach kanë qenë dëshmitarë të vrasjes brutale me thikë. Policia ka gjetur në hyrjen e një ndërtese gruan e plagosur rëndë e cila vdiq menjëherë, në vendin e ngjarjes.
Fillimisht dorasi ka ikur këmbë nga vendi i ngjarjes por ai është kapur së shpejti nga policia e kantonit. Sipas policisë, me rastin e arrestimit ai i ka shkaktuar vetes plagë me thikën e tij por megjithatë ajo ka arritur ta arrestojë. I plagosuri është bartur në spital. Është konstatuar se bëhet fjalë për një shtetas 35 vjeçar të Shqipërisë pa vendqëndrim të rregullt në Zvicër, shkruan azonline.ch. Vrasësi dhe viktima, e cila mësohet se ishte po ashtu shtetase shqiptare, duhet të jenë njohur në mes vete, thotë policia, e cila nuk ka ende të dhëna për natyrën e lidhjes në mes tyre.
Po ashtu nuk njoftohet për motivet e mundshme të vrasjes.
Nga ana tjetër, qytetarët në Fisslisbach kanë pësuar tronditje nga akti i rëndë. Sipas tyre, një akt të tillë të rëndë ky fshat nuk ka përjetuar asnjëherë deri më tash.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër