Shkurt.ch

Shqiptari lirohet nga akuza

Para trupit gjykues të Gjykatës së rrethit në Dietikon, të martën janë gjetur dy të vërteta për debat.

E vërteta e parë ishte lëshuar nga prokurori i rrethit Limmattal/Albis, i cili ka akuzuar një vozitës 55-vjeçar shqiptar taksish, për shkelje të ligjit, si dhe për ngacmim seksual. Në atë kohë, flitet për 16 korrikun e vitit 2009, ai punonte si vozitës taksish dhe ka qenë duke bartur një zvicerane në vendbanimin e saj në Oberengstringen.

Sipas akuzës, bëhet fjalë për sulm të qartë seksual. E padiskutueshme ka qenë se pas udhëtimit, vozitësi i ka kërkuar të dëmtuarës një gotë me ujë të ftohtë, për shkak të vapës së madhe.

Zviceranja ishte aq e sjellshme, sa që nga banesa e saj, i sjellë atij një gotë me ujë. Duke e kthyer gotën e zbraztë, sipas akuzës, ajo përjeton një befasi të tmerrshme. Vozitësi kishte hyrë në banesën e saj, duke dashur ta përqafojë dhe ledhatojë, por pas refuzimit të saj, ai largohet nga banesa.

Sipas akuzës, bëhej fjalë për sulm të qartë dhe kërkesa e prokurorit ka qenë një dënim prej 20 ditëve pune të dobishme shoqërore me gjobë prej 90 frangave zvicerane, si dhe dënim prej 700 frangave. Përderisa avokati i gruas ka kërkuar një dëmshpërblim prej 8.000 frangash, mbrojtësi i shqiptarit Stefan La Ragione ka kërkuar lirimin e plotë nga akuza, pasi edhe më parë, zviceranja ishte ndjerë e provokuar nga shqiptari, por prapëseprapë ajo kishte hipur përsëri në veturën e tij.

Sipas tij, një trillim i plotë i zviceranes, e sidomos për shkak të përfitimit material gjyqësor. I akuzuari kishte deklaruar se pasi e ka pirë gotën me ujë, ai është larguar menjëherë nga vendi.

Gjykata e pranoi versionin e mbrojtësit dhe e liroi tërësisht shqiptarin nga akuza. Gjykatësi Bruno Amacker, ka bërë të qartë se ngarkesat ndaj të dëmtuarës nuk janë joreale, por në mungesë të dëshmive, ai nuk ka parë arsye për fajsim të shqiptarit. Me këtë rast, shqiptarit i paguhet një dëmshpërblim gjyqësor prej 2.800 frangave, ndërsa gruaja e dështuar, u largua duar bosh.

Asaj i mbetet mundësia që rastin ta dërgojë edhe në Gjykatën Supreme.