Shkurt.ch
Shqiptari, kompromis me kazinon: Merr “vetëm” 1 milion euro
Një vit e gjysmë më vonë, pas disa seancave gjyqësore, duket se Behar Mërlaku ka pranuar që nga 43 milionë të bjerë në 1 milion euro
Shqiptari nga Zvicra, Behar Merlaku është dorëzuar, duke u kënaqur me “vetëm” një milion euro, në vend të 43 milionë sa i kishte kërkuar nga kazinoja e Bregenzit, Austri.
Historia e 26 vjeçarit nga Zvicra kishte nisur në mars të vitit 2011, me një gabim teknik të automatit të kazinos, i cili në ekran kishte treguar shifrën prej 43 milionë eurosh. I bindur se e kishte fituar këtë shumë, Behari e kishte kërkuar atë nga menaxhmenti i kazinos (Casinos Austria AG). Ata nuk kishin dashur të dëgjonin, duke u arsyetuar se bëhet fjalë për një gabim softueri, pasi që në kazinon e tyre nuk ka fitime milionëshe.
Ndërsa Merlaku kishte marrë avokatin dhe ishte nisur rrzugüës së gjatë për të kërkuar shumën e patrave, që, sipas tij, e kishte fituar.
Një vit e gjysmë më vonë, pas disa seancave gjyqësore, duket se Behari ka pranuar kompromisin “e dhimbshëm”: Ai, sipas gazetës austriake “Heute” ka arritur marrëveshje jashtëgjyqësore me kaznon e Bregenzit, që të heq dorë nga kërkimi i 43 milionë eurove, duke pranbuar të marrë 1 milion euro në emrin e fitimit.
Në procesin gjyqësor të mbajtur në janar të këtij viti në Gjykatën e landit në feldkirch, bëhej fjalë për një dëmshpërblim prej 5 milionë eurosh. Sipas avokatit të Merlakut, Casinos Austria AG i kiishte ofruar atij 500 mijë euro, që nuk i mbushte aspak syrin klientit të tij.
Në muajt në vazhdim, dy palët në kontest duket të jenë pajtuar për shumën e kompromisit, 1 milion euro. “Procesi gjyqësor nuk do të vazhdojë më” ka thënë një zëdhënësi i gjykatës për mediet austriake.
Ndërsa në casino Austria AG nuk japin informata rreth asaj që thuhet në gazetën “Heute” se Behar Merlaku është pajtuar që si dëmshpërblim të marrë 1 milion euro.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Trendi në rënie prej vitesh vazhdon kështu: shitjet totale të birrës ranë me 1.6% në 4.5...
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve