Integrimi
Shqiptari kërcen nga kati i tretë duke ikur nga policia
Me këtë rast i riu 28 vjeçar i dyshuar për tregti me drogë, ka pësuar lëndime të rënda, por ai tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetë
Një shqiptar i dyshuar për tregti me drogë, në përpjekje për të ikur nga policia ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një ndërtese banimi në Munih. Me këtë rast i riu 28 vjeçar ka pësuar lëndime të rënda, por, siç kanë bërë të ditur organet e ndjekjes të premten, ai tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Policia dhe doganierët kishin bllokuar hyrjen në banesën e një 37 vjeçari i cili në ato momentei ishte duke kryer biznese me narkotikë së bashku me 28 vjeçarin dhe me një burrë tjetër. Me atë rast shqiptari kishte provuar të ikte duke kërcyer nga ballkoni dhe ishte rrëzuar nga kati i tretë, shkruan focus.de.
Hetuesit me këtë rast kanë konfiskuar 800 gramë kokainë të pastër me vlere të tregut prej 200 mijë eurosh si dhe para në vlerë prej 15 mijë eurosh. Ndaj tre të përfshirëve është ngritur padi penale.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland Për të konkurruar me vendpushimet malore më të mëdha dhe më të bukura si Davos dhe...
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër