Kosova

Shqiptari i suksesshëm, punëtor i dalluar në “Apple”

Platforma mediale albinfo.ch vitin e kaluar ka shkruar për Ennio Dybeli si i pari shqiptar që u bë pjesë e headquarter-it në kompaninë “Apple” në Kaliforni.

Gjeniu 29-vjeçar i elektronikës, më shumë se një vit është pjesa e stafit të ngushtë të designer, mes 154 mijë punonjësve që ka gjiganti elektronik dhe me të ardhura mbi 370 miliardë dollarë në vit, Duke qenë se jemi në përfundim të vitit 2023, Ennio Dybeli ka bërë progres në kompaninë “Apple” me punën e tij të dalluar në departamentin ku ai punon.

Kujtojmë se 29-vjeçari Ennio Dybeli është nga Tirana, shkollën 9-vjeçare, të mesme dhe universitetin i ka mbaruar po në Tiranë dhe tash e një vit është pjesë me kontratë në gjigantin që themeloi Steve Jobs.

Ai është një model dhe frymëzim për të rinjtë e sotëm, por ata që me talent dhe sidomos me punë dhe vullnet arrijnë sukses. /Albinfo.ch