Integrimi

Shqiptari i dënuar për vrasjen e gruas kërkon zbritje të dënimit

Ai është ankuar në Gjykatën e Kantonit të St. Gallenit, duke kërkuar që vepra e tij të kualifikohet si vrasje me paramendim dhe jo si vrasje e rëndë, me çka do t`i ulej dënimi

Një gjykatë e qarkut në St. Gallen e ka dënuar kosovarin sot 47 vjeçar për vrasje të rëndë, me 19 vjet burg. Ai, në vitin 2011 kishte shkelur qëllimisht me makinë bashkëshorte nga e cila jetonte ndaras. Pasi që ajo nuk kishte vdekur nga goditja e makinës, dorasi kishte dalë dhe e kishte goditur atë edhe disa herë me një shkop hekuri, duke i shkaktuar vdekjen.

Rreth dy vjet pas gjykimit, kosovari ka bërë ankesë në Gjykatën e Kantonit të St. Gallenit, duke kërkuar që vepra e tij penale të kualifikohet si vrasje me paramendim por jo si vrasje e rëndë, me çka do t`i ulej dukshëm vuajtja e dënimit në burg.

Gjykata e Qarkut, kur i kishte shqiptuar dënimin e përmendur, kishte ndjekur në tërësi kërkesën e prokurorisë, ndërsa avokati kishte kërkuar dënim me jo më shumë se dhjetë vjet burg, për vrasje me paramendm.

Procesi gjyqësor ka filluar të martën. (sda)