E-Diaspora

Shqiptari i cili punon vullnetarisht për të shpëtuar njerëzit në Hjuston

Mentori ka shpenzuar ditët e fundit si vullnetar për të shpëtuar njerëzit

Në Hjuston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës llogaritet se janë rreth 500-600 familje shqiptare. Së fundi ky vend është goditur nga një uragan i fuqishëm, që ka lënë disa të vdekur, duke sjellë edhe shumë dëme materiale.

Shumë vullnetarë po kontribuojnë për të prekurit nga ky uragan. Në mesin e tyre është edhe një shqiptar nga Kosova.

Bëhet fjalë për Mentor Fejzullahun, i cili ka punuar vullnetarisht për të shpëtuar njerëzit. Lajmin e ka bërë të ditur ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, përcjell albinfo.ch.

Mentori kishte shkuar në Amerikë pas luftës në Kosovës dhe jeton në Hjuston të Teksasit. Hjustoni këto ditë është përballur me sfida të mëdha për shkak të këtij uragani, derisa shumë qytetarë kanë kontribuar në mënyra të ndryshme.

Mentori ka shpenzuar ditët e fundit si vullnetar për të shpëtuar njerëzit. Madje, ai ka qenë shumë modest dhe nuk ka thënë që ka punuar vullnetarisht, por Çitakun për punën e tij e kanë njoftuar të tjerët, thekson Çitaku.