Lajme
Shqiptari Enea Lapa, triumfues, zë vendin e parë në “Austin Open”
Enea Lapa është shqiptari i parë që u shpall kampion në “Austin Open”
Është bërë e ditur se sportisti shqiptar, Enea Lapa, mbrëmë është shpallur kampion në “Austin Open”, duke u renditur në vend të parë, shkruan albinfo.ch.
Enea Lapa është sportist me origjinë nga Saranda, i cili tani jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara. Ai po ngjitet drejt majave në sportin “Brazilian Jiu Jitsu” dhe është shpallur zyrtarisht fituesi absolut, kampion në Austin Open, duke u renditur i pari në të gjitha peshat, shkruan tutje albinfo.ch.
Ani pse sfidat dhe sakrificat gjatë këtij rrugëtimit nuk kanë qenë të lehta për Lapën, dëshira dhe ëndërra e tij për të pasur sukses dhe për të triumfuar kanë qenë të mëdha.
Kujtojmë se edhe shteti i Shqipërisë njohu këtë sport për herë të parë nga profesori i quajtur Dorjan Lapaj, i cili me mjeshtërinë që e ka dhe me dijet e tij që transmeton në gjithë ekipin e Shqipërisë, çdoherë e më shumë po sjell suksese në këtë fushë sporti relativisht të re. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë