Uncategorized

Shqiptari çon në vdekje dy fëmijët e vet sepse e ka braktisur gruaja!

Sipas akuzës ai donte të vetëvritej dhe me vete në vdekje t`i merrte edhe dy fëmijët e vet. Këtë po e bënte pasi që pak kohë më parë e kishte braktisur bashkëshortja

Një shqiptar i Kosovës, me qëndrim në Gjermani nga vitet `90, akuzohet se ka çuar në vdekje të qëllimshme dy fëmijët e tij katër dhe pesë vjeçarë. Ai duke filluar nga sot, ndodhet para trupit gjykues të Gjykatës së Landit në Görlitz (Gjermani lindore) ku do të përgjigjet për vrasje të rëndë, shkruan radiodresden.de.

Sipas akuzës ai donte të vetëvritej dhe me vete në vdekje t`i merrte edhe dy fëmijët e vet, transmeton albinfo.ch. Këtë po e bënte pasi që pak kohë më parë e kishte braktisur bashkëshortja.

Krimi ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar në autostradën B6 në mes Dresdenit dhe Bischofswerda. Në Fischbach ai e kishte rritur shpejtësinë e makinës së tij në 150 kilometra në orë dhe kishte goditur në pozitë ballore dy drunj, përcjell albinfo.ch. Menjëherë pas aktit ai kishte pranuar veprën dhe prej atëherë ndodhet në spital të burgut.

Gjykata e Landit në Görlitz ka vendosur se procesi ndaj kosovarit do të zhvillohet në tri seanca.