Integrimi

Shqiptari Alijaj do garojë për Dhomën e Këshillit në Zvicër, përkundër sëmundjes

Unë e di, çfarë do të thotë të luftosh. Dhe unë dua t’u tregoj tjerëve, se gjithçka është e mundur, thotë kosovari me aftësi të veçanta Islam Alijaj.

Islam Alijaj (32) nuk e lejon veten të ndalet. Përkundër që ai ka lindur me paralizë cerebrale, një dëmtim i pjesëve të trurit të cilat i kontrollojnë lëvizjet dhe muskujt. Si fëmijë ai kishte probleme me të folurit dhe nuk mund të lëviste i vetëm. “Atë kohë gjithmonë isha i varur nga ndihma e të tjerëve,” thotë ai për “Blick”.

Shansat e tij ishin tepër të vogla për t’u pavarësuar në ecje ose të ishte i kuptueshëm kur fliste ose edhe më tepër, të ishte i aftë për të shkuar i rregullt në ndonjë punë. Gjithë shkollimin e kreu me pajisje speciale, kurse si pasojë e sëmundjes çdoherë nënvlerësohej nga mësuesit. Megjithatë ai nuk u dorëzua kurrë.

“Urata për të ndjekur një jetë normale, përkundër hendikepit tim, ishin mjaft të mëdha,” tha ai, përcjell albinfo.ch. Falë ambicies dhe energjisë ai ka dalur, edhepse me të folurit po bën akoma përpjekje. 32 vjeçari ka lindur në Kosovë, ndërsa ka diplomuar për tregti dhe përfunduar studimet për programer. Në vitin e ardhshëm, babai i dy fëmijëve, ka një kërkesë tjetër: të kandidojë për Dhomën e Këshillit në Zvicër në kuadër të partisë së majtë SP – dega Cyrih.

Ëndrra për studim

Në një farë forme ai është prej 2008 i angazhuar me politikë. Gjatë kohësh kur punonte si shitës shefi i tij mundoheshte ta bindë se për të do ishte më mirë sikur të “merrte pension invalidor”, çfarë për 32 vjeçarin nga Cyrihu ishte e panjohur. Kjo për Alija ishte e papranueshme.

“Ne personat me aftësi të veçanta, nga sistemi ynë nuk llogaritemi se mund të marrim përgjegjësi. Por trajtohemi si lopët qumështore: sa më shumë prej nesh ka në “stan”, aq më tepër para fiton”, thotë ai.
Për të ndryshuar këtë ai filloi studimin me gjithë energjitë e veta, për t’u angazhuar në Zvicër me gjithë përgjegjësitë e veta.

“Për këtë ka nevojë për ndryshime thelbësore në sistemin social zviceran,” mendon 32 vjeçari me origjinë nga Kosova. Në këtë moment ata trajtohen në rolin e të “dobtëve”, por në fakt nuk është e vërtetë. Ata kanë një potencial të madh që sot huk mund ta jetësojnë në dobi të shoqërisë.

Tashmë Alijaj sëbashku me miqtë e tij ka themeluar shoqatën «Tatkraft – Die Personenbotschafter», ku si qëllim ka ndryshimin e trajtimit ndaj personave me aftësi të veçanta në sistemin social zviceran.

“Unë e di, çfarë do të thotë të luftosh”

Rruga për një mandat në Dhomën e Këshillit në Zvicër është tepër e vështirë për Islam Alijaj. Ai është i vëtëdijshëm për këtë. “Fushata është e vështirë. Dhe kjo jo vetëm për shkak të emrit tim.” Vështirësia e tij në të folur është problem për t’i kënaqur të tjerët.

Por për disa të tjerë ai do shtrojë gjithë argumentet për t’i bindur që ta votojnë. “Për ndonjërin unë jam pjesë e të varfërve me aftësi të veçanta, që nuk mund të sjellin diçka. Por ky është problemi i tyre. Unë e di, çfarë do të thotë të luftosh. Dhe unë dua t’u tregoj tjerëve, se gjithçka është e mundur.”