Shkurt.ch
Humb jetën shqiptari 29-vjeçar, goditet nga treni
Aksidenti ka ndodhur në një kantier ndërtimi, në afërsi të stacionit hekurudhor në Zwingen, Kantoni Baselland
Natën në mes të së shtunës dhe të së dielës, rreth orës 23.45 ka ndodhur një aksident i rëndë pune në linjën hekurudhore Basel-Delemont. Një punëtor 29-vjeçar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse në këtë aksident, njofton telebasel.ch.
Albinfo.ch merr vesh ndërkohë se viktima është një shqiptar nga Kosova, gjegjësisht nga komuna e Gjakovës, me emrin Martin Dodaj.
Aksidenti ka ndodhur në një kantier ndërtimi në afërsi të stacionit hekurudhor në Zwingen, Kantoni Baselland, ka bërë të ditur Policia Kantonale e Basellandit të hënën.
Punëtori i ndërtimtarisë që vinte nga një firmë e tretë (jashtë hekurudhave) është goditur nga treni IC që po lëvizte nga Delemonti në drejtim të Bazelit.
Ende nuk bëhen të ditura rrethanat e ndodhjes së aksidentit, transmeton albinfo.ch. Rrjedha e tij po hetohet nga polici dhe nga prokuroria.
Ndërkaq punimet ndërtimore në hekurudhë janë ndërprerë menjëherë pas aksidentit, ka thënë për mediat një zëdhënës i SBB-së.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, këtë vikend ka mbajtur takime me bashkatdhetarë nga Zvicra,...
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
Jeta në Zvicër
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut Një storje suksesi nga Kosova në Zvicër ...
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës