E-Diaspora

Shqiptari 21 vjeç fiton 1.5 milion dollarë në loto

Ai është 21 vjeç dhe ende jeton me prindërit e tij në Brooklyn të New York-ut. Por, nga java që lamë pas ky i ri shqiptar u bë milioner duke fituar1.5 milio dollarë në lotari.

 

“Shumë njerëz flasin për Ëndrrën Amerikane, por unë me të vërtetë jam duke e jetuar tani”, ka thënë Euglen Muslli, i cili emigroi nga Shqipëria në SHBA, vetëm gjashtë vjet më parë. 

Pasi kishte prerë flokët më 19 maj, Muslli kaloi pranë pikës shitëse të tiketave të lotarisë dhe ndaloi ta blejë një.

“Kur e kuptova se kam fituar unë isha i tronditur, unë me të vërtetë nuk e di se çfarë të bëj tani” tha ai, për mediet amerikane. 

Muslli i cili fitoi 1.5 milion dollarë, në llogarinë e tij bankare do t’i ketë 1.180.000 dollarë, pasi pjesa tjetër i ndalohet për taksa, shkruan lajmi.net. 

“Unë dua të vazhdoj të punoj”, tha i riu me fat. “Atje poshtë rrugës, dua ta hap një restorant italian. Unë e dua ushqimin italian”.