© albinfo.ch
Integrimi
Shqiptarët, temë studimi për gjimnazisten zvicerane
Ajo ka shkruar dhjetëra faqe për shqiptarët, për mikpritjen, zakonet e sjelljet e tyre. Për të dhe familjen e saj, shqiptarët tashmë nuk janë të panjohur. Prindërit e saj kanë krijuar një lidhje emocionale me ta përmes vajzës së tyre e cila për temë diplome të gjimnazit kishte zgjedhur komunitetin shqiptar të Zvicrës. Me shqiptarët ajo ka krijuar një përvojë të re miqësie e mikpritjeje që nuk e kishte njohur më parë. Paragjykimet që ka pasur janë kthyer në simpati kurse kontaktet në miqësi.
Por ç’e ka shtyrë Vanessën të shkruajë 30 faqe për shqiptarët? Uria për një notë të mirë apo kurreshtja për t’i njohur ata?, pyesim gjimnazisten nga kantoni Thurgau. “Kam dashur ta përzgjedh një grup të madh që është i pranishëm në Zvicër. Unë i kam zgjedhur shqiptarët sepse vetë kam pasur paragjykime për ta”, thotë 19 vjeçja, e cila shumë shpejt e ka kuptuar se ka të bëjë me një komunitet ndryshe nga pasqyra për të që i është servuar në medie dhe nga njerëzit që ajo ka njohur.
„Sinqerisht kam qenë pozitivisht e befasuar. Për shembull në pyetësorin online kisha llogaritur me 30 deri në 40 persona duke menduar se nuk do të përgjigjen të gjithë, por në fund kam pasur 250 persona dhe kam qenë e befasuar, sepse ata kanë marrë shumë kohë për t’iu përgjigjur pyetjeve që shpesh kanë qenë të gjata“. Pyetjet e gjata që janë plotësuar me përgjigje të sinqerta, i kanë ndihmuar maturantes për ta shkruar një përmbledhje të shkëlqyer të jetës, kulturës dhe organizimit të komunitetit shqiptar.
„Ne zviceranët nuk e njohim këtë mënyrë të mikpritjes“,
Puna e bjondinës Vanessa Lochbaum është vlerësuar me notën maksimale nga profesorët. „Kam marrë notën 6 sepse temën e diplomës me shqiptarët e kam marrë shumë seriozisht. Kam investuar shumë kohë dhe s’kam dashur ta bëj vetëm si punë, por kam dashur edhe të ndikoj për të mirë“.
Ndryshe, tregon ajo, “qysh në kontaktet e para e kam kuptuar se kam të bëj me njerëz të mirë e mbresëlënës. „Unë e vlerësoj shumë që ata kanë rezervuar kohën e tyre për mua dhe kanë treguar interesim për këtë. Kurse kur i kam intervistuar personalisht, kanë përgatitur kafe dhe ëmbëlsira! Ata ishin jashtëzakonisht mikpritës me mua!“, tregon Vanessa përvojën e krijuar me shqiptarët e regjionit Bodensee.
„Ne zviceranët nuk e njohim këtë mënyrë të mikpritjes“, flet Vanessa në një takim prezantues të kulturës, ushqimit e turizmit shqiptar, të oganizuar në Amriswil. Këtu ajo ishte e pranishme bashkë me familjen e saj dhe me miq shqiptarë, të cilët deri para pak kohe nuk i kishte njohur.
“Shqiptarëve duhet t`u jepet shansi”
„Unë njihja shqiptarë edhe më herët, por në shoqërinë time të ngushtë nuk kam pasur dhe nisur nga kjo, për mua kjo ka qenë një përvojë e re“, i përgjigjet ajo pyetjes sonë se si u bë që përnjëherë të ketë kaq shumë miq shqiptarë për të cilët më parë kishte pasur rezerva.
Në syrin e saj, shqiptarët janë një popull shumë i dashur. „Më vjen keq që zviceranët nuk ua japin rastin atyre të tregojnë vlerat që kanë“, kjo gjë mua si zvicerane më neverit, thotë ajo për albinfo.ch.
Mbresa më së shumti në kontkatet me shqiptarë asaj i ka lënë gatishmëria për të qenë pranë njëri tjetrit. „Në kulturën shqiptare më ka bërë përshtypje gatishmëria e tyre për të të qëndruar pranë, për të të ndihmuar. Për prezantimin tim unë ndërkohë nuk kisha më nevojë t`i pyesja, ata vinin dhe më ofronin ndihmë“, shpreh ajo gëzimin që i kishte krijuar puna me shqiptarët.
Për Vanessën, shqiptarët janë definitivisht ndryshe dhe zviceranët duhet t’ua japin një shans për të treguar ata vetitë e tyre, sepse ndryshe do të humbin diçka të çmuar, thotë ajo në fund të bisedës për albinfo.ch.
Notë maksimale për punimin e diplomës mbi shqiptarët
Puna e bjondinës Vanessa Lochbaum është vlerësuar me notën maksimale nga profesorët. „Kam marrë notën 6 sepse temën e diplomës me shqiptarët e kam marrë shumë seriozisht. Kam investuar shumë kohë dhe s’kam dashur ta bëj vetëm si punë, por kam dashur edhe të ndikoj për të mirë“.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor